Gjendja e mjerueshme e hekurudhave në Kosovë

0

Hekurudhat e Kosovës vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme infrastrukturore. Ato janë bërë gati të pakalueshme për shkak se treni lëvizë rrallë e në disa nuk lëviz fare.

Fotografia është nga hekurudhat të cilat kalojnë nëpër fshatin Druar të komunës së Vushtrrisë, e të cilat nuk janë në gjendje të mirë.

Aty tash e sa kohë nuk funksionon treni, semafori dhe as ndalesa elektrike që ndalojnë lëvizjen e veturave.

Në njërën anë është edhe objekti që shfrytëzohej si stacion për udhëtarët, por që sot është gati i rrënuar, edhe pse në anën tjetër ndodhet një vend i destinuar për stacion, i cili po ashtu nuk është në funksion.