Connect with us

Aktuale

Fshati që është nën ujë që nga viti 1994 mund të shfaqet përsëri

Published

on

Një fshat italian i shekullit të 12-të i zhytur nën ujë për më shumë se 25 vjet, shpejt mund të shihet përsëri.

Fshati Fabbriche di Careggine, në provincën Lucca, Toscana, u përmbyt në vitin e largët 1946 për të ndërtuar një digë dhe ai fshat u pa për herë të fundit edhe njëherë kur liqeni u zbraz në vitin 1994.

Banorët e qytetit u zhvendosën në një qytet të ri buzë liqenit, Vagli di Sotto.

Të zhytur nën 34 milionë metra kub ujë, strukturat ende të paprekura të fshatit të braktisur – përfshirë shtëpitë prej guri, një urë, varreza dhe kisha e San Teodoro – shihen vetëm kur diga zbrazet për mirëmbajtje.

Sipas zyrtarëve lokalë të turizmit, kjo ka ndodhur vetëm katër herë që nga përmbytja e qytetit fantazmë të shekullit 12: Në vitin 1958, 1974, 1983 dhe 1994.


Politikanët lokalë prej kohësh janë përpjekur të kullojnë liqenin dhe ta rikthejnë përsëri në pamje fshatin e rrënuar, sipas raporteve të mediave lokale.

Gazeta italiane La Repubblica raportoi në vitin 2015 se Mario Puglia, një ish-kryetar i bashkisë fqinje Vagli di Sotto, bëri thirrje që liqeni të thahet përsëri, që të rritet turizmi në këtë rajon.

Por tani ka shenja se liqeni mund të boshatiset edhe një herë – 27 vjet pasi u kullua për herë të fundit për të zbuluar fshatin.

Në një postim në Facebook, Lorenza George, vajza e ish-kryetarit të bashkisë lokale Ilio Domenico George, tregoi se liqeni, i cili aktualisht vepron si rezervuar uji në rast zjarri, mund të thahet vitin e ardhshëm.

“Hera e fundit që ishte zbrazur ishte në vitin 1994 kur babai im ishte kryetar bashkie dhe falë përpjekjeve të tij dhe iniciativave të shumta që me përpjekje të mëdha, ishte në gjendje të ngrinte tërë qytetin e Vagli dhe ishte në gjendje të mirëpresë më shumë se 1 milion njerëz”, shkruajti ajo. /Telegrafi/

Aktuale

Statistikat: Tirana, destinacioni i trete më i preferuar në botë për t’u vizituar

Published

on

Tirana është renditur në krye të tre destinacioneve më të rezervuara për qershor-gusht të vitit 2024, sipas një raporti të publikuar nga Mastercard Economics Institut.

Dy vendet e para sipas raporteve janë për Mynihun në Gjermani, dhe Tokion, kryeqendrën e Japonisë. Sipas raportit, në vitin 2024, destinacionet më të lira bregdetare si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia po bëjnë këtë trafikut të lartë të fluturimeve, raporton abcnews.al

Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një numër pozitiv sa i përket numrit të turistëve që vizituan vend. Ky vit, kryeministri Edi Rama ka thënë se objektivi është të arrijmë 14 milionë turistë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve

Published

on

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë.

Përfaqësuesit e biznesit – kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës, që përballen me mungesë të theksuar punëtorësh – thonë se e mirëpresin këtë hap.

Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses.

Të dhënat aktuale në ueb-faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit tregojnë se bizneset i kanë të shpallura 5.500 vende të lira pune.

Numri i punëkërkuesve, ndërkaq, është rreth 74 mijë, sipas Institutit të Statistikave.

Shqipëria “në radhë” për punëtorë nga Filipinet

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit pak ditë më parë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë në Shqipëri bënë të ditur se Qeveria është në negociata për të sjellë punëtorë të huaj të kualifikuar.

“Ministria e Ekonomisë po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt, është që jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punonjës të kualifikuar në disa industri, përfshirë atë të turizmit, por edhe të veshjeve”, tha Albin Gega, drejtor i përgjithshëm i Punësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai tha se kjo marrëveshje do të mundësojë që, krahas trajnimeve dhe rritjes së cilësisë së punëtorëve, të plotësohen edhe nevojat e tregut për punonjës të kualifikuar.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në një intervistë për Televizionin Klan bëri të ditur se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Po bëjmë negociata me Filipinet. Po ta shikosh radhën e vendeve që nga Austria, e vende të tjera… plot. Tridhjetë e tetë vende evropiane janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet për krahun e punës”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqitje të dheut në Kishnicë

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan.

Kjo rrugë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Kishnicë.

Durmishi ka thënë se ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë vazhdimisht që të hapet për qarkullim rruga.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.” – ka shkruar ai.

Continue Reading

Trending