Connect with us

Arkitekturë

Epoka “Elizabetiane”, periudhë e modernitetit dhe elegancës arkitekturore

Published

on

Pasi Mbretëresha Elizabeta e dytë trashëgoi fronin në shkurt të vitit 1952, kompozitori i njohur Ronald Binge, ndryshoi emrin e veprës së tij “The Man in the Street” në “Serenada Elizabetiane”. Ai këtë e bëri për të reflektuar optimizëm për ardhjen e kohës së mbretëreshës së re.

E derisa Mbretëria e Britanisë filloi të zvogëlohej, koha e saj siç duket do të njihej si koha e modestisë. E kjo modesti do të vërehej edhe në arkitekturë, ku ndërtesat madhështore filluan të zëvendësoheshin me ndërtesa të cilat nuk do të vesheshin me ekstravagancë.

Por kjo kishte filluar pak kohë para se mbretëresha të vihej në fron.

Ishte Mbreti Gjorgj i gjashtë i cili kishte hapur më 1951 ndërtesën “Royal Hall Festival”, i cili vendosi një ton për një arkiteturë të re që ishte njëkohësisht moderne dhe elegante.

Vendndodhja e ndërtesës përgjatë një shëtitoreje buzë lumit ishte magjike dhe kishte fascinuar të gjithë.

Ndryshimi arkitekturor të cilin shkurtë e përjetoi babai i saj, për gjatë 70 vite mbretërim pati mundësi ta shohë mbretëresha Elizabetë e dyta.

Një ndër punimet arkitekturore në Britani i cili ende fascinon njerëzit është Galeria e Mbretëreshës në Pallatin Buckingham.

Projekti përfshinte gurgdhendës të druri, punime bakri e bronzi, piktura dhe farkëtarët bënë që kjo Galeri të ishte e papërshkrueshme dhe me të drejtë të quhej arkitekturë e epokës “Elizabetiane”./Media Ndërtimi

Arkitekturë

“Qendra e Tiranës, një shesh ndërtimi pa kriter”

Published

on

Një tjetër kullë shumëkatëshe do t’i shtohet qendrës së Tiranës. “Tirana Multifuncional Center” quhet projekti më i ri për të cilin u mbajt një konkurs ku morën pjesë 5 studio, OODA, Cebra, FUKSAS, JDG+SHIGERU dhe UN STUDIO. Projektin fitues e ka ideuar studioja daneze “Cebra”.

Kulla shumëkatëshe do të ngrihet mbi lulishten pas Pallatit të Operas dhe Baletit në qendër të kryeqytetit, duke zënë kështu edhe një tjetër hapsirë të gjelbër të mbetur në qendër.

Kjo është kulla e gjashtë që po ngrihet në qendrën e Tiranës, një zonë ku institucionet e qeverise qendrore dhe lokale i kanë lënë dorë të lirë investitorëve, duke ngelizhuar miratimin e rregulloreve që vendosin koeficentët e shfrytëzimit, lartësisë dhe përdorimit të truallit, shkruan Citizens-channel.com.

Një investigim i Citizens Channel, publikuar në maj të 2021 shpjegon si Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare po zëvendësojnë godinat historike me kulla shumëkatëshe, duke anashkaluar një sërë procedurash ligjore.

Sipas hartës së publikuar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, qendra e Tiranës, (zona ku do ndërtohet edhe kulla e re) i përket njësisë strukturore TR/1. Në faqen zyrtare të AKPT nuk ka asnjë Plan të Detajuar Vendor (PDV) për zonën TR/1 edhe pse zyrtarisht ky territor është subjekt i PDV-së.

“Sheshi si oborr i kullave shumëkatëshe”

“Premtimi im është që ne të kemi bashkë me qeverinë një moratorium të ndërtimeve, të ndërpresim  ndërtimet dhe të sigurohemi që fillimisht të shpëtojmë të gjitha hapësirat publike për parqe”, shprehej Veliaj në vitin 2015.

Por që nga ardhja e tij në krye të bashkisë Tiranë, disa ngrehina nisën të shfaqen në zona të ndryshme, pa asnjë uniformitet me pallatet ekzistuese. Lejet e ndërtimit vijuan të jepeshin njëra pas tjetrës, dhe kulmi arriti në vitin 2017, me projektimin e një seri kullash rreth qendrës së kryeqytetit të cilat vijojnë ende të ndërtohen. Sot në Tiranë numërohen të paktën 11 kulla./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Arkitekturë

Leximi i Arkitekturës si Libër

Published

on

Standardet për klasifikimin e arkitekturës së mirë ose të tmerrshme janë dobia dhe bukuria, ose ato që ne zakonisht i referohemi si praktike dhe estetikë.

Megjithatë, praktika mund të na drejtojë shpejt drejt funksionalizmit, i cili është opsioni i vetëm i zbatueshëm, ose drejt projektimit të strukturave skulpturore.

Arkitekti Le Corbusier dikur tha: “Nëse krijon një shtëpi me gur, dru dhe beton, kjo është vetëm një ndërtesë; nëse prek zemrën time, kjo është arkitekturë”.

Megjithatë, ndoshta lexueshmëria e arkitekturës mund të shërbejë si një kriter për arkitekturë të mirë: Leximi i arkitekturës si një libër me fjalë dhe fjali të plota që qëndrojnë në konsideratë të kujdesshme.

Lexueshmëria dhe lexueshmëria janë dy koncepte të ndryshme në arkitekturë.

Lexueshmëria arkitekturore është një term i përdorur për të përshkruar shkallën në të cilën një ndërtesë lehtëson aftësinë e përdoruesve për të gjetur rrugën e tyre brenda saj.

Nga ana tjetër, lexueshmëria e arkitekturës këtu përkufizohet si një ndërtesë me logjikë të përsosur dhe detaje të pasura, një formë të dallueshme dhe një hapësirë ​​që ka aftësinë të ngjallë emocione të forta.

Duke u dhënë përdoruesve përvojën dhe frymën që arkitektura e mirë përpiqet të nxisë tek ata. Për shkak të dimensionit kohor dhe shfaqjes së ngjarjeve, arkitektura merr një cilësi dinamike dhe konotative që mbart narrativë që e bën atë të lexueshme.

Continue Reading

Arkitekturë

Po mbahet konkursi për ndërtimin e “Tirana Multifunctional Center”, kryeqytetit shqiptar mund t’i shtohet edhe një kullë

Published

on

Sot në Tiranë po zhvillohet Konkursi Ndërkombëtar për projektin fitues midis 5 studiove të arkitekturës bashkëkohore për ndërtimin e “Tirana Multifunctional Center”. Kryebashkiaku i Tiranë e ka shpërndarë videon ku po paraqiten projektet e kërkuara nga qeveria shqiptare me këtë shënim:

“Tirana Multifunctional Center”- Konkursi Ndërkombëtar për projektin fitues mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës bashkëkohore, për një ndërtim tejet ambicioz në qendër të Tiranës, i cili do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë”.

Ndër prezantimet, vihet re ndërtimi i një kulle shumëkatëshe në zemër të kryeqytetit, pas Teatrit të Operas dhe të Baletit, për të cilin arkitekti drejtues që e prezantoi tha se ishte mbështetur në traditën shqipptare e konkretisht, në stilin e shtëpisë së Zekatëve në Gjirokastër, të Pallatit me Kuba në Tiranë, të qytetit të njëmijë dritareve dhe kështjellës së Beratit.

Sikurse shihet nga pamjet, kulla e re që propozohet ngrihet pikërisht mbi lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending