Connect with us

Infrastrukturë

Ekspozita e betonit arrin një numër rekord vizitorësh në Itali

Published

on

Organizatorët e ekspozitës GIC/Italian Concrete Days kanë zbuluar se ngjarja tërhoqi mbi 5000 vizitorë, një rekord për një shfaqje evropiane të dedikuar tërësisht industrisë së betonit.

Edicioni i 4-të i ngjarjes pati gjithashtu 234 ekspozues të akredituar, 8 konferenca dhe 27 çmime të shpërndara gjatë tre ditëve në qytetin Piacenza.

Organizatorët e kësaj ngjarje besojnë se kur reflektohet mbi numrin e vizitorëve “prania e vizitorëve dhe operatorëve të huaj është veçanërisht e rëndësishme, duke konfirmuar rolin në rritje të GIC në panoramën e panairit evropian”.

Fabio Potestà, organizator i GIC dhe Drejtor i Mediapoint & Exhibitions tha se “Edicion i 4-të ishte rifillimi i një panairi të rëndësishëm, në të cilin protagonistët e sektorit kanë gjetur entuziazmin që e kanë humbur gjatë pushimit të shkaktuar nga pandemia. Të gjithë ne mund të dallonim pasionin e madh që bashkoi ekspozuesit dhe vizitorët në këto 3 ditë.

“Të njëjtën gjë që hasa edhe gjatë ICTA-Italian Concrete Awards, ceremonia ku u ndanë çmime kompanive italiane, sipërmarrësve dhe profesionistëve të industrisë që janë spikatur gjatë 36 muajve të mëparshëm për vlerën e tyre novatore dhe rezultatet e punës së tyre.”, tha ai.

Në ekspozitë, u shfaqën risitë dhe lansimet më të fundit në makineritë, pajisjet dhe teknologjitë për zinxhirin e furnizimit të betonit, ndërsa parafabrikimi, prishja dhe restaurimi i strukturave të betonit të armuar, riciklimi dhe transporti i agregateve, dyshemetë e vazhdueshme dhe mallrat./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Gjakovës hap afatin për konsultime publike të Hartës Zonale

Published

on

Komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, duke filluar nga data 23 maj 2022 deri me datën 21 qershor 2022, shpallë të hapur afatin për konsultime dhe sugjerime publike ne lidhje me draftin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartën Zonale Komunale.

Ndërsa, me datë 10 qershor, e premte, me fillim prej orës 13:30, në Sallën e Kuvendit Komunal, në objektin e ish- Bankosit, mban Konsultim Fizik me Publikun./Media Ndërtimi.

Draftin e këtij dokumenti, mund ta gjeni në ueb faqen e komunës së Gjakovës, në linkun e më poshtëm:

https://kk.rks-gov.net/…/Draft-i-Vleresimit-Strategjik…

Continue Reading

Infrastrukturë

Asfaltohet njëri segment i “Muharrem Fejza”, nuk përdoret rrjeta për të ruajtur rrugën nga gropat  

Published

on

Që nga orët e hershme të mëngjesit të së premtes ka nisur të asfaltohet njëri segment i rrugës “Muharrem Fejza” duke përfshirë rrugët lidhëse prej rrethrrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi”.

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave-KK Prishtina njoftoi se të premten më 20 maj do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse dhe rruga “Muharrem Fejza” nuk do të mbyllet këtë ditë për qarkullim.

Qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë:

E premte, 20 maj 2022, prej orës  06:00-18:00.

E shtunë, 21 maj 2022, prej orës  08:00-18:00.

“Kërkojmë nga banorët e lagjes që automjetet mos tii parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion.”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Mirëpo, gjatë punimeve të shtrirjes finale të asfaltimit nuk është përdor rrjeta në mënyrë që kjo rrugë t’i përballoj krijimit të gropave.

Ndryshe nga Komunat, Ministria e Infrastrukturës ka premtuar se do shtoj cilësinë e punimeve gjatë asfaltimit të rrugëve, duke përdorur kështu produkte të reja dhe efektive.

“Sanimet më nuk do të bëhen si në të kaluarën, por do të përdoren rrjeta, para se të shtrohet shtresa e asfaltit.”, kishte deklaruar zv.ministri i Infrastukturës Hysen Durmishi.

“Prej projektit në projekt vazhdojmë të punojmë për një Prishtinë sa më funksionale dhe praktike.”, është ky zotimi i Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave të Komunës së Prishtinë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshja për fasadimin e Soliterave në Ulpianë

Published

on

Lajm fantastik për banorët e lagjes “Ulpiana” e ka cilësuar  kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, marrëveshjen ku do të fasadohen ndërtesat ikonike në kryeqytet.

“Nënshkruam “Marrëveshjen e Bashkëfinancimit” me Millennium Foundation Kosovo për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në Ndërtesat Shumëbanesore, të njohura për qytetarët si ‘Soliterët e Ulpianës’.”, deklaroi Rama.

Renovimi është projekt i përbashkët i Komunës së Prishtinës me Bankën Botërore dhe fondet e Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), si një nga shtatë komunat që është përzgjedhur për renovimin e objekteve të vjetra.

Komuna e Prishtinë për një projekt të tillë nuk ka organizuar paraparakitsh asnjë debat publik në të cilën do të mund të shprehshin mendimet për sa i përket këtij renovim në ndërtesat ikonike të Prishtinës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending