Connect with us

Infrastrukturë

Në Detin e Zi, rezerva gazi natyror për 45 vjet!

Published

on

Rezervat e energjisë në Detin e Zi janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën globale të gazit natyror për 45 vitet e ardhshme, deklaroi zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet të Turqisë dhe ish-kryeministri turk, Binali Yildirim.

Rezervat e gazit natyror të Detit të Zi tani vlerësohen në 540 miliardë metra kub.

Është fat i madh. Deti i Zi është në gjendje të mbulojë nevojat botërore të gazit për 45 viteve të ardhshme”, është shprehur Yildirim për mediat vednase. Ankaraja i ka maksimalisht në vëmendje rezervat e gazit dhe thotë se fusha e Sakaryasë pranë Detit të Zi, ishte një prej zbulimeve më të mëdha në këtë drejtim. Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez njoftoi se Turqia planifikon të fillojë prodhimin e gazit në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm., transmeton Top Channel.

Autoritetet turke po shpresojnë që prodhimi fillestar i gazit të mbërrijë në 10 milionë metër kub në ditëm por brenda tre apo katër vitesh të shkojë në 40 milionë. Verën e 2020-tës, kërkimet për gaz të palës turke ne Mesdheun lindor që Athina e konsideron si “zonë ekskluzive ekonomike” të Greqisë, shkaktuan tensione të forta mes dy vendeve të cilat ngjallën deri edhe frikën e një konflikti ushtarak.

Në 2021-shin, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi edhe një herë se kërkimet për naftë në këtë zonë do të vazhdojnë, por për momentin me sa duket fokusi i është spostuar në rajonin e Detit të Zi./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Vushtrrisë i dha tender 147 mijë euro kompanisë që nuk i plotësoi kriteret

Published

on

Zyra Kombëtare te Auditimit ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë kishte shpallur fituese një kompani e cila nuk i kishte plotësuar kriteret.

Tenderi për të cilin ishte zgjedhur operatori ekonomik që nuk i plotësonte kriteret ka qenë për “ndërtimin e rrugëve lokale në tetë fshatra” Loti 1 në vlerë 147 mijë euro.

Kompania fituese sipas ZKA-së nuk kishte plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që kishte bashkangjitur një marrëveshje me një gurëthyes e cila nuk ishte valide për periudhën e implementimit të projektit, raporton Kallxo.com

“OE fitues, për tenderin e sipërpërmendur, nuk ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që ka bashkangjitur marrëveshjen me një gurëthyes, e cila kishte afatin e skadimit deri më datën 11.10.2022, po ashtu, ky gurëthyes kishte licencë operimi vetëm deri më datën 11.10.2022. Më tutje, raporti final për këto punë është nënshkruar më 24.10.2022 në vlerë 147.859 euro, dhe afati i kryerjes së punëve është 50 ditë. Rrjedhimisht OE fituese nuk ka pasur marrëveshje valide për periudhën e implementimit të projektit”- konstaton Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në raportin e ZKA-së thuhet se përzgjedhja e kësaj kompanie ka ndodhur si rezultat i kontrolleve të brendshme jo efikase në procesin e vlerësimit të tenderëve konform kritereve të përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftim për kontratë.

“Përzgjedhja e OE fitues që nuk përmbush kriteret e përcaktuara me njoftim për kontratë dhe dosje të tenderit, rezulton me shpërblimin e OE dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore. Kjo mund të rrezikojë implementimin dhe mos arritjen e objektivave të parapara në projekt”- thuhet në raportimin e auditimit.

Për Komunën e Vushtrrisë raporti i auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2022 ka rezultuar me 21 rekomandime, prej tyre pesë rekomandime të reja, 15 të përsëritura dhe një pjesërisht i përsëritur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit ua lehtëson bujqve depërtimin në tokat e tyre

Published

on

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është duke vazhduar realizimi i projekti të DBZHR-së “Hapja e rrugëve fushore” në fshatrat e Komunës së Prizrenit.

“Ndërtimi i infrastrukturës për bujqit do ta lehtësoj depërtimin në tokat e tyre për t’i punuar, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e bujqësisë.

Aktualisht ekipet përkatëse janë duke punuar në zonën e fshatit Korishë dhe do të vazhdojnë në rajone të tjera të territorit që administrohet nga Komuna e Prizrenit.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte 20.2 milionë euro!

Published

on

Manifesta 14 Prishtina shpalosi rezultatet kryesore nga anketa e saj e pavarur publike.

Studimi, i realizuar nga Instituti GAPdhe UBO Consulting, shqyrtoi aspekte të ndryshme të efektit të bienales në Prishtinë.

Veçanërisht, ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte mbresëlënës me 20.2 milionë euro, me një kthim në investim 4 herë më shumë se shpenzimet publike.

Anketa e pavarur tregon se Manifesta 14 zgjeroi kuptimin për kulturën bashkëkohore, u angazhua me komunitetet lokale dhe ndikoi në ndryshimin e perceptimeve ndërkombëtare për Kosovën.

Për më tepër, trashëgimia e Manifesta 14 do të qëndrojë në Qendrën për Praktikë Narrative, një institucion kulturor në zemër të Prishtinës i menaxhuar nga profesionistë vendas.

Ne i gëzohemi Manifesta 14 Prishtina për suksesin e saj, fuqinë transformuese të artit dhe kulturës dhe ndikimin e qëndrueshëm në peizazhin kulturor të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending