Connect with us

Infrastrukturë

Durmishi: Në Ministri ua prishëm planet grupeve që përfituan miliona

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi gjatë një debati në emisionin Context deklaroi se sapo ka ardh qeverisja e re për ta udhëhequr Ministrinë e Infrastrukturës, shumë planë të grupeve të caktuara që kanë përfituar miliona na kjo ministri tashmë u janë ndërprerë si benifite.

“Sapo kemi ardh në Ministri, ne ua kemi prish planet shumë grupeve të caktuara që kanë përfituar miliona nga tenderët e ministrisë”, deklaroi Durmishi duke treguar se kush janë gupet e caktuara që përfituan.

“Unë mendoj që këto grupe mund të jenë që nga Sami Lushtaku (aktualisht nënkryetar i PDK-së) dhe njerëzve të tij deri te Ramush Haradinaj (lider i AAK-së). Atyre ju kemi prish shumë plane. Veç me kontratën e mirëmbajtjes së rrugëve ne ia kemi shpëtuar buxhetit të Kosovës 30 milionë euro.”, shtoi Durmishi.

Gazetari: Këto para kanë pas të përfundojnë në xhepat e Lushtakut dhe Haradinajt?

Durmishi: Po diku edhe kanë përfunduar ato para (nga projekti i mirëmbajtjes së rrugëve). Nuk e di unë se a kanë shkuar ato para te Sami Lushtaku dhe Ramush Haradinaj, por që kanë shkuar në xhepat e njerëzve rreth tyre për këtë jam i bindur.

Durmishi shtoi se këto grupe, që sipas tij kanë përfituar miliona nga tenderët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë zgjedhur si mjet të sulmeve ndaj tij dhe ministri Aliu, mediat në veçanti disa portale të cilat, gjithnjë sipas tij, marrin shuma të mëdha parash për përgatitjen e lajmeve./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Pompa e derivateve në Mramor përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin!

Published

on

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës, Florian Dushi bashkë me përfaqësues të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. vizituan objektin – pompën jofunksionale të derivateve në fshatin Mramor e cila përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin.

Përveç tjerash, në objektin në fjalë inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë hasur edhe në rezervuarë për të cilët dyshohej se ka akoma mbetjet ë derivateve.

Pas inspektimit të drejtpërdrejtë të këtij lokacioni dhe të objektit, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë masa mbrojtëse duke e ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar në atë lokacion që përbënë rrezik të lartë deri në një vendim tjetër të organeve kompetente komunale./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Aprovohet programi me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për sektorin e energjisë të Kosovës

Published

on

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

KRU Prishtina “dallavere” me pagesat e pranuara nga konsumatorët

Published

on

Paraqitja e pasqyrave financiare, pasqyra e pozicionit financiar duhet të prezantoj pozicionin financiar në datën e raportimit, duke prezantuar gjendjen e aktiveve, detyrimit si dhe kapitalin neto, mbi bazën e të dhënave kontabël në po të njëjtën datë.

Kompania në regjistrat kontabël ka të regjistruar një shumë financiare prej 712,872€ e cila ishte krijuar si rezultat i pagesave të konsumatorëve të ndryshëm ndër vite.

Ne kemi vërejtur se kompania nuk ka dhëna të sakta lidhur me klientët/konsumatorët e tillë dhe si rrjedhojë kjo vlerë ishte regjistruar në zërin kontabël me përshkrimin “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme”.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, kjo kishte ndodhur si pasojë e vështirësive në identifikimin e konsumatorëve me rastin e shkarkimit të pagesave nga llogaria bankare.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, ky është një problem i bartur që nga fillimi i vitit 2003, kur ka filluar të mbahet në analitikë gjendja e konsumatorëve.

Mos identifikimi i klientëve të cilët kanë paguar në llogari të kompanisë, rritë rrezikun që obligimet e konsumatorëve ndaj kompanisë të mos jenë të sakta, dhe klientët të paguajnë më shumë apo më pak sesa është borxhi faktik.

Rekomandimi i Zyrës së Auditorit është që Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë, që janë marrë veprimet e duhura për të identifikuar konsumatorët, paratë e të cilëve janë grumbulluar në llogarinë “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme” dhe zbritjet e llogarive të arkëtueshme t’i alokohen secilit klientë/konsumatorë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending