Connect with us

Aktuale

Avioni me energji hidrogjeni do të bëjë fluturimet nga Evropa në Australi në vetëm 4 orë

Published

on

Fluturimi nëpër botë nga Evropa në një destinacion të tillë si Australia kërkon aktualisht rreth 20 orë me një avion të rregullt pasagjerësh. Mirëpo një start-up zviceran po kërkon ta zvogëlojë atë kohë udhëtimi në pak më shumë se katër orë – me një avion pasagjerësh hipersonik, me energji hidrogjeni.

Start-up-i “Destinus” e ka testuar prototipin e avionit të tij për dy vitet e fundit, duke njoftuar fluturime të suksesshme testuese të prototipit të tij të dytë – Eiger – në fund të vitit 2022.

Tani kompania e ka bërë publike pjesëmarrjen në një program të udhëhequr nga Ministria e Shkencës e Spanjës, si pjesë e planeve të qeverisë spanjolle për të zhvilluar fluturime supersonike me energji hidrogjeni. Agjencia që e mbikëqyr programin e ministrisë, Centro para el Desarrollo Tecnológico e Industrial, zgjodhi projektin si një nismë strategjike nën Planin e saj të Teknologjisë Aeronáuticas (PTA).Me një investim të përgjithshëm aktual prej 12 milionë eurosh, projekti përfshin kompani dhe qendra teknologjike si dhe universitete spanjolle.

“Ne jemi të kënaqur që na janë dhënë këto grante, veçanërisht sepse ato janë një shenjë e qartë se ‘Destinus’ është në linjë me linjat strategjike të Spanjës dhe Evropës për ta avancuar fluturimin e hidrogjenit,” ka deklaruar Davide Bonetti, Zëvendës i Business Development and Products për Destinus.

Nga Frankfurti në Sidnei në 4 orë e 15 minuta

Fuqia e hidrogjenit është subjekt i shumë kërkimeve dhe zhvillimit, me përkrahësit që tregojnë kredencialet e saj të gjelbra, nënproduktet kryesore të djegies së hidrogjenit janë nxehtësia dhe uji.

Sasia e nxehtësisë së gjeneruar paraqet një sfidë të projektimit. Studiuesit në Universitetin RMIT në Melburn së fundmi zhvilluan katalizatorë të printuar 3D, të cilët thonë se mund ta fuqizojnë fluturimin hipersonik dhe të veprojnë si një agjent ftohës për ta luftuar nxehtësinë ekstreme të krijuar kur aeroplanët fluturojnë pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit, që është rreth 6,100 kilometra në orë (km/ h)./Media Ndërtimi.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending