Connect with us

Aktuale

Aura e Milanos fton vizitorët në fusha të reja energjetike duke lëshuar shkëlqim të ri

Published

on

Nga 29 Tetori deri më 9 Janar, Fabbrica del Vapore në Milano do të presë AURA, Përvoja e dritës zhytëse, në të cilën ngjyra dhe drita bëhen protagonistët absolutë të një eksperience krejtësisht zhytëse dhe të paparë përsa i përket përmasave dhe artikulimeve.

Shikuesi bëhet aktori i një shfaqjeje krijuese kolosale, magjike, në të cilën aura e secilit person ndërvepron me atë të atyre që janë pranë tij, duke katalizuar fusha të reja energjetike, duke lëshuar shkëlqim të ri.

Duke e bërë të kuptueshëm për të gjithë konceptin oriental të aurës që rrethon të gjithë trupat, përmes teknologjive të sofistikuara që janë mbi të gjitha akte krijuese origjinale.

Koncepti lindi nga ideja e Pepper’s Ghost – një kolektiv artistësh dixhitalë, inxhinierë, stilistë grafikë, artistë vizualë dhe video, stilistë të dritës dhe zërit – për të materializuar dhe prekur dritën si një burim i gjallë dhe burim i vetë jetës, duke sjellë krijimtaria vizionare në lojë., përjetoni dizajnin, teknologjitë më novatore për të mos treguar një histori, por për t’u zhytur në histori të shumta, të bëra nga tinguj, shqisa dhe emocione.

Ideja është të krijoni një vepër arti dixhitale që transformon mjedisin duke e bërë atë të gjallë.

Njerëzit do të jenë pjesë integrale dhe aktive e punës.

AURA është një prodhim ndërkombëtar me bashkë-drejtimin krijues të Pepper’s Ghost, firma krijuese më në zhvillim në artin dixhital, gjithashtu në cilësinë e Prodhuesit Ekzekutiv, dhe Sila Sveta, realiteti më i rëndësishëm në botë në prodhimin e instalimeve zhytëse.

Këto dy përsosmëri ndërkombëtare të artit dixhital kanë krijuar një instalim unik të këtij lloji dhe kanë zgjedhur të fillojnë nga errësira, nga një kuti e zezë, për të arritur në takimin midis ngjyrave dhe muzikës.

Çdo vizitor do të krijojë historinë e tij midis dritave, projeksioneve dhe hapësirës, ​​emocioneve, surprizave dhe përmbysjeve në një mjedis të ngjashëm me një univers paralel./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Energjia Elektrike pritet të shtrenjtohet sërish

Published

on

Mosekzekutimi i subvencionit prej 100 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës para pak muajve tash mund t’i kushtojë Kosovës deri në 5 milionë euro në ditë import, ose mund të sjellë shtrenjtim të energjisë.

Kosovarët prej ditësh po përballen me reduktime të energjisë elektrike. E që të kjo të parandalohej, Zyra e Rregullatorit kishte propozuar një subvencionim prej 100 milion eurosh nga shteti i Kosovës.

Këto mjete qeveria i ndau që të blihet energji më e lirë, por që nuk u ekzekutuan asnjëherë.

Nga KEDS thonë se edhe në rast se kjo ndodhë, tash është vonë.

Viktor Buzhala, zëdhënës në këtë kompani, paralajmëron se Kosova mund të paguajë shifra marramendëse për import të rrymës muajve të dimrit.

Nga Shoqëria Civile thonë se mos ndarja e mjeteve për energjinë nga Qeveria, do të mund t’iu kushtojë kosovarëve me rritje enorme të tarifave të rrymës.

Në këto ditë  vendi ka prodhuar afër 120 mega vat në orë më pak sesa nga kërkesa e konsumatorëve.

Continue Reading

Aktuale

AKP shpalli shitjen e re të aseteve përmes likuidimit nr. 58 

Published

on

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.58. Lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 40 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr.58 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 7 shtator 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.

Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Bashkëlidhur (si më poshtë) gjeni shtegun me  listën e aseteve të tenderuara në këtë valë të shitjeve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Reagon “Prishtina Parking” për kontratën prej 750 mijë euro

Published

on

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A. sqaron opinionin publik rreth disa shkrimeve dhe reagimeve të aktivistëve politikë lidhur me vazhdimin e kontratës “Shërbime për Menaxhimin e Parkingjeve”, ku vlera indikative për 36 muajt e ardhshëm është 750,000.00€ (shtatëqind e pesëdhjetë mijë euro).

Ndërmarrja sqaron se kjo nuk është shuma që do t’i paguhet Operatorit Ekonomik, por në bazë të kontratës së nënshkruar, Ndërmarrja do t’i paguajë kompanisë 15 % të të hyrave për çdo shërbim që kryen kompania e kontraktuar nga Ndërmarrja.

Ta zëmë, nëse Operatori Ekonomik kryen shërbime nga të cilat Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” inkason 100€ (njëqind euro), nga kjo shumë 15 % e të hyrave (15€) do t’i marrë kompania e kontraktuar për të kryer shërbimet.

Gjithashtu në bazë të kontratës së nënshkruar, Operatori Ekonomik ka për obligim të furnizojë stafin me pajisje elektronike si telefona dhe printer digjital, ndërtimin e një server room, vijëzimin e të gjitha parkingjeve në të gjitha lagjet e Prishtinës, vendosjen e tabelave vertikale, mirëmbajtjen e sistemit, si dhe trajnimin e stafit për përdorimin e sistemit.

Është me rëndësi të theksohet se kompania e kontraktuar ka krijuar softuerin dhe tre aplikacione: aplikacioni ku palët paguajnë me sms, aplikacioni për banorët rezident si dhe aplikacioni për smart phone, ku për to është investuar një shumë e konsiderueshme e mjeteve nga kompania e kontraktuar.

Prishtina Parking me punën dhe angazhimin e treguar është shndërruar në një Ndërmarrje model në vend, andaj çdo tentim për të prishur imazhin nga informata të pasakta të sponzorizuara që kanë dështuar të implementojnë sisteme të tilla, është i papranueshëm për ne.

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A. fton mediat dhe qytetarët që për çdo informatë të drejtohen pranë zyreve të Ndërmarrjes dhe të mos publikojnë njëanshëm qëndrime nga individë politik.

Continue Reading

Trending