HARABEL Contemporary do të realizoj një bashkëbisedim me arkitektin, kuratorin dhe autorin Pedro Gadanho, të enjten, më 15 qershor 2023, te “Piramida e Tiranës”, në orën 19:00.
Ky takim do trajtojë temën: “Arti, Arkitektura dhe Emergjenca Ekologjike”.
Midis ndryshimit të klimës, dëmtimit mjedisor, rritja e jashtëzakonshme e popullsisë njerëzore dhe një krize të afërt në biodiversitet, një emergjencë globale ekologjike po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Pas shkencëtarëve, artistët ishin nga të parët që ndjenë dëshirën për të trajtuar aspekte të ndryshme të kësaj situate dërrmuese.
Arkitektëve u kërkohet gjithashtu të ndryshojnë praktikat e tyre, veçanërisht kur mjedisi i ndërtuar është përgjegjës për pothuajse 40% të emetimeve të dioksidit të karbonit çdo vit. Ish-kuratori i MoMA-s, Pedro Gadanho, rrëfen takimin e tij me këtë “problem të lig”, nga instalacionet me artistë të njohur dhe ekspozitat e mëdha ndërkombëtare deri te botimi i librit të tij të fundit Climax Change!
Pedro Gadanho është një arkitekt, kurator dhe shkrimtar. Anëtar i Loeb 2020 nga Universiteti i Harvardit, Gadanho ka një master në art dhe arkitekturë dhe një doktoraturë në arkitekturë dhe mass media. Nga viti 2012 deri në vitin 2016, ai ishte kurator i arkitekturës bashkëkohore në Muzeun e Artit Modern, Nju Jork. Midis 2015 dhe 2019, ai ishte drejtor themelues i MAAT, Muzeut të Artit, Arkitekturës dhe Teknologjisë, në Lisbonë./Media Ndërtimi