Connect with us

Debat

Komuna e Prishtinës organizon debat për përcaktimin e procedurave për dhënien me qira të pronës

Published

on

Komuna e Prishtuinës ka njoftuar se do të organizojë një konsultim publik për Rregulloren ku përcaktohen  procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për periudhën më pak se një (1) vit.

Dokumenti do të jetë publik deri më datë 15 korrik 2023, ndërsa takimi me qytetarë, me biznese, Shoqëri Civile dhe anëtarë të Kuvendit mbahet më 21 Qershor 2023, ora 15:00, në Sallën e Kuvendit Komunal dhe në kanalin e komunës në Youtube./Media Ndërtimi

Debat

Mbahet mbledhja e dytë e Kolegjiumit të Planifikimit Hapësinor të AKK-së për vitin 2023

Published

on

Asociacioni i Komunave të Kosovës, i mbështetur nga UN-Habitat Kosova në kuadër të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës, ka organizuar sot takimin e dytë të Kolegjiumit të AKK-së për Planifikim Hapësinor.

Kjo ngjarje u fokusua në adresimin e një game të gjerë të çështjeve kritike lidhur me proceset e planifikimit urban dhe hapësinor në Kosovë. Gjatë takimit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ndanë vlerësimin e tyre preliminar të Ligjit për Ndërtim, i cili nxiti një diskutim në mes komunave lidhur me pritjet e tyre dhe ndryshimet e mundshme të ligjit.

Gjatë prezantimeve dhe diskutimeve interaktive u diskutuan të arriturat dhe risitë e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, gjatë të cilave u ngritën çështje që do të ndihmojnë drejtoritë e urbanizmit në zhvillimin e koordinimit të mëtutjeshëm horizontal dhe vertikal.

Diskutimet theksuan gjithashtu rëndësinë shtesë të nxitjes së një qasjeje bashkëpunuese ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, duke theksuar nevojën për integrim. Për më tepër, përfaqësuesit e UN-Habitat Kosova prezantuan gjetje të hollësishme rreth sfidave të përfshira në zbatimin e Ligjit për Ndërtim në Kosovë.

Programi i Zhvillimit Gjithëpërfshirës zbatohet nga UN-Habitat Kosova dhe financohet nga Qeveria e Suedisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Debat

“Arti, Arkitektura dhe Emergjenca Ekologjike”, arkitekti portugez Pedro Gadanho ligjëron në Tiranë

Published

on

HARABEL Contemporary do të realizoj një bashkëbisedim me arkitektin, kuratorin dhe autorin Pedro Gadanho, të enjten, më 15 qershor 2023, te “Piramida e Tiranës”, në orën 19:00.

Ky takim do trajtojë temën: “Arti, Arkitektura dhe Emergjenca Ekologjike”.

Midis ndryshimit të klimës, dëmtimit mjedisor, rritja e jashtëzakonshme e popullsisë njerëzore dhe një krize të afërt në biodiversitet, një emergjencë globale ekologjike po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Pas shkencëtarëve, artistët ishin nga të parët që ndjenë dëshirën për të trajtuar aspekte të ndryshme të kësaj situate dërrmuese.

Arkitektëve u kërkohet gjithashtu të ndryshojnë praktikat e tyre, veçanërisht kur mjedisi i ndërtuar është përgjegjës për pothuajse 40% të emetimeve të dioksidit të karbonit çdo vit. Ish-kuratori i MoMA-s, Pedro Gadanho, rrëfen takimin e tij me këtë “problem të lig”, nga instalacionet me artistë të njohur dhe ekspozitat e mëdha ndërkombëtare deri te botimi i librit të tij të fundit Climax Change!

Pedro Gadanho është një arkitekt, kurator dhe shkrimtar. Anëtar i Loeb 2020 nga Universiteti i Harvardit, Gadanho ka një master në art dhe arkitekturë dhe një doktoraturë në arkitekturë dhe mass media. Nga viti 2012 deri në vitin 2016, ai ishte kurator i arkitekturës bashkëkohore në Muzeun e Artit Modern, Nju Jork. Midis 2015 dhe 2019, ai ishte drejtor themelues i MAAT, Muzeut të Artit, Arkitekturës dhe Teknologjisë, në Lisbonë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Debat

Rritja e cilësisë së shërbimeve kadastrale, diskutohet në kuadër të aktivitetit për Qeverisje Pronësore

Published

on

Në kuadër të Aktivitetit për Qeverisje Pronësore, USAID-i në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës kanë organizuar punëtori dy ditore me Komunën e Ferizajt për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-në në fushën e të drejtave pronësore për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencia Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe ZKK-së Ferizaj pjesëmarrës ishin edhe zyrtarë nga drejtori të tjera komunale si ajo e Administratës, Pronësore-Juridike dhe Urbanizmit.

Temë qendrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Ferizajt, në lidhje me organizimin e brendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, respektimi i afateve kohore, kushtet e punës, mungesa e stafit, etj.

Nga kjo punëtori ZKK-ja do të ketë të listuara hapat që duhet të ndërmarrë në drejtim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarë, llojin dhe natyrën e kërkesave që duhet drejtuar drejtorive tjera dhe zyrës së kryetarit për përkrahje, mënyrën e riorganizimit dhe ndryshimeve në staf, e pozita brenda ZKK-së dhe rekomandime të tjera që lidhen me përshpejtimin e punës brenda ZKK-së.

Në anë tjetër AKK-ja do ofrojë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për ZKK-të, por gjithashtu do të monitorojë edhe implementimin e ndryshimeve në gjetjet e prezantuara në këtë takim dhe në përgjithësi funksionimin dhe aktivitetin e ZKK-ve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending