Aktuale
Zbulohet furra e tjegullave 150 vjeçare në Kaçanik
Hamendësimet se në fshatin Kotlinë të Kaçanikut mund të zbulohet një banjë e periudhës romake kanë rënë poshtë. Tash del të jetë furrë e pjekjes së tjegullave, maksimalisht 150 vjet e vjetër dhe se nuk ka vlera për ta rekomanduar që të mbrohet si aset i trashëgimisë kulturore.
Gjetjet arkeologjike që kishin dalë në pah gjatë zgjerimit të rrugës së fshatit në korrik të këtij viti, janë hulumtuar nga Instituti Arkeologjik i Kosovës. Ekipi i përbërë nga arkeologët, Elvis Shala dhe Luan Gashi, ka hulumtuar tri vrimat që ishin identifikuar midis tullave të pjekura në gjerësi prej rreth 60 centimetrave. Sipas një raporti që ka përgatitur dyshja e arkeologëve për këtë hulumtim, në hapësira ku është shfaqur struktura vërehet një arkitekturë e muruar prej tullave të pjekura. Sipas tyre, tullat e përdorura për këtë ndërtim nuk janë të tipit të periudhave të lashta romake apo mesjetare me arsyen se, përmasa e tyre përputhet me tullat, të cilat njihen si “tulla njëshe” që kanë nisur të përdoren në fund të shekullit XIX dhe gjatë shekullit XX.
Ndërtimet e rrugëve pos këtij rasti në pjesën juglindore të Kosovës, kanë nxjerrë në pah edhe gjetje të tjera në muajt e fundit. Në fund të shtatorit, punimet gjatë hapjes së trasesë së autostradës Prishtinë-Shkup kishin nxjerrë në sipërfaqe një shpellë. Përderisa kompania “Bechtel & Enka” që është duke ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi” ka ndërprerë punën në atë pjesë, institucionet pritet të përcaktojnë nëse hapësira duhet të mbrohet nga shteti. Në shpellën e zbuluar midis fshatrave Izhancë dhe Semajë, që ndodhen në kufijtë administrativë të Komunës së Shtërpcës dhe Kaçanikut vërehen stalaktite dhe horizonte jo fort të gjëra
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë1 day ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë1 day ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë1 day ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
-
Auto1 day ago
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
-
Aktuale1 day ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale