Aktuale
UP kundërshton ndërtimet që po premtohen të bëhen në oborrin e kampusit universitar
Universiteti i Prishtinës ka dalë sërish kundër ndërtimeve të komunës apo çfarëdo objekti brenda hapësirës së kampusit universitar, nëse nuk merret pëlqimi i organeve drejtuese të UP-së.
Në një përgjigje për Koha.net lidhur me pyetjen se si i vlerësojnë premtimet e kandidatëve në zgjedhjet lokale ku përmendet hapësira e kampusit universitar për parkingje nëntokësore, qendra tregtare e deri te zhvendosja e krejt UP-së, Rektorati i UP-së ka thënë se e ka përkrahjen edhe të profesorëve dhe studentëve “të cilët kanë paralajmëruar protesta nëse Komuna ndërmerr veprime të njëanshme”.
“Universiteti i Prishtinës posedon dokumentacion që është shfrytëzues i tokës e cila është në pronësi të Komunës, prandaj kjo e drejtë e shfrytëzimit nuk mund t’i merret njëanshëm UP-së për ndërtime tjera që nuk janë të karakterit akademik dhe që nuk i shërbejnë nevojave të UP-së. Ne kemi ngritur zërin po ashtu rreth disa ndërtimeve tjera nga Komuna, qoftë ato edhe të përkohshme siç është vendosja e një objekti reklamues me orë dhe termometër digjital, mirëpo asnjëherë nuk janë marrë në konsideratë ankesat tona duke u arsyetuar se pronar i tokës në kampus të UP-së është Komuna e jo UP-ja”, thuhet në përgjigjen e UP-së.
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë1 day ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë1 day ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë1 day ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
-
Aktuale1 day ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale