Uncategorized
“Treni qiellor” në Kinë fillon testimet
Vagonët e trenave në ajër janë bërë një pamje e zakonshme mbi qytetin Qingdao, në provincën Shandong, raporton Chinanews.com.
E përshkruar si linja hekurudhore më e shpejtë me kabllo metalike në Kinë, hekurudha e lartë me një vagon tashmë po thyen rekordet, ndërsa është ende në fazën e saj të testimit.
I njohur si “treni qiellor”, inxhierët thonë se mund të performojë gati tre herë më mirë se trenat e metrosë normale dhe mund të ngjitet në rrugët e pjerrëta prej 100 metrash mbi një distancë prej 1000 metrash.
E projektuar si një peshë e lehtë, me shpejtësi mesatare, vëllim mesatar të trafikut dhe sistem të transportit me kosto të ulët, pritet të ketë potencial të madh tregu në rajonet malore dhe qytete të mëdha.
Prodhuar nga CRRC Qingdao Sifang Co., Ltd, treni me kabllo metalike do të jetë në gjendje të mbajë deri në 510 pasagjerë në tre deri në pesë vagonë, me shpejtësinë maksimale të drejtimit prej 70 km në orë.
“Ky tren me një vagonr përdor teknologjinë më të fundit të motorëve magnetikë të përhershëm, e cila i mundëson atij të ketë avantazhet e fuqisë më të madhe, volumit më të vogël fizik, zhurmës më të vogël dhe peshës më të lehtë, duke realizuar kështu një efikasitet më të mirë operativ”, thotë Liu Yuwen, drejtor teknik i projektit .
Përmes rajoneve malore të pjerrëta dhe të thyera, “treni qiellor” do të jetë ende në gjendje të sigurojë udhëtarët me një udhëtim të sigurt dhe të rehatshëm, shtoi ai.
Ndërsa linjat hekurudhore janë të vendosura 5 metra mbi tokë, treni gjithashtu pritet të jetë një përgjigje për bllokimet e trafikut në disa nga qytetet e populluara dendur të Kinës, tha Liu Yuwen për Chinanews.com.
Rrjetet hekurudhore të ngritura gjithashtu mund të jenë më të lira për t’u ndërtuar dhe mbajtur dhe mund të vendosen shpejt.
Kina tani është vendi i tretë në botë që ka zhvilluar këtë lloj teknologjie, pas Gjermanisë dhe Japonisë.
Një nga sistemet më të hershme hekurudhore të ngritur elektrike, ndërtuar në qytetin gjerman të Wuppertal, u hap në vitin 1901 dhe është ende në veprim sot.
Uncategorized
Las Vegas NIGHTCLUBS Guide for Hookup
Uncategorized
Mało znane argumenty na temat Kasyno Platnosc Blik.
Uncategorized
The value of Strategic Planning for Board Management
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë19 hours ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
You must be logged in to post a comment Login