Connect with us

Infrastrukturë

Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë ka gjasa të shndërrohet në shesh

Published

on

Saktësisht 36 orë ka qëndruar në fuqi ndalesa për qarkullimin e automjeteve në Zonën Qendër në kryeqytet, si masë për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Kjo masë u pëlqye edhe nga shumë qytetarë, bën të ditur emisioni“038” i KTV-së.

Megjithëkëtë, kishte të tillë që kërkuan që ndalesa të përfshinte një zonë më të gjerë.

Një prej rrugëve ku u ndalua qarkullimi ishte edhe ajo “Xhorxh Bush”, për të cilën, prej kohësh ekziston plani i mbylljes dhe shndërrimit të saj në shesh.

KTV merr vesh se një prej qëllimeve të ndalesës, ka qenë pikërisht, edhe testimi i funksionimit me këtë pjesë të mbyllur.

Por në Komunën e Prishtinës thonë se ndalesa nuk u ka shërbyer si testim.

Megjithatë, Miranda Mullafazliu nga Komuna e Prishtinës, nuk përjashton mundësinë që kjo pjesë të mbyllet, pas nisjes së zbatimit të planit të mobilierit të qëndrueshëm, i cili do të prezantohet në prill.

Me planin e mobilitetit do të ketë edhe ndryshime të tjera në rrugët e kryeqytetit, disa prej të cilave mund të kthehen në një kahore.

Infrastrukturë

“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani

Published

on

Pas asaj që u përshkrua si një “aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Puttgarden, Gjermani, një punëtor u shpall i vdekur të hënën, më 29 prill, sipas Femern A/S, kompania daneze e ndërtimit që menaxhon projektin.

I ndjeri u njoftua si një punëtor ndërtimi polak 41-vjeçar.

Raportet thanë se burri u godit në kokë nga një kovë ekskavatori gjatë punës në bosht. Shërbimet e urgjencës ndoqën vendin e ngjarjes, “por lëndimet ishin aq të rënda sa burri ndërroi jetë në kantier”, tha Femern (përkthyer nga gjermanishtja në anglisht).

Pas aksidentit, punonjësve në vendngjarje iu ofruan shërbime emergjente psikosociale.

Raporti thoshte se sekuenca e saktë e ngjarjeve po hetohet nga autoritetet gjermane, Femern dhe kompanitë e përfshira në ndërtim.

“Mendimet tona janë me familjen e të ndjerit gjatë kësaj kohe të vështirë,” tha Henrik Vincentsen, CEO i Femern. “Siguria në punë merret shumë seriozisht gjatë ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt. Tani duhet të presim rezultatet e hetimeve të autoriteteve dhe çdo rekomandim.”

Rreth tunelit Fehmarnbelt

Tuneli Fehmarnbelt, i quajtur edhe Lidhja Fikse Fehmarnbelt, është një tunel rrugor dhe hekurudhor 17.6 km (10.9 milje) që do të lidhë ishullin danez të Lolland me ishullin gjerman të Fehmarn. Tuneli do të përshkojë nën ujë përmes Brezit Fehmarn në Detin Baltik.

Pasi të lidhet, linja do të shkojë në ishullin Zelandë të Danimarkës dhe përfundimisht në Kopenhagë në kontinentin danez. Pasi të përfundojë, do të jetë tuneli rrugor dhe hekurudhor më i gjatë në botë dhe do të shkurtojë udhëtimin nga Lolland në Fehmarn nga 45 minuta (me anije) në dhjetë minuta me makinë dhe shtatë minuta me hekurudhë.

Ndërtimi i tunelit Fehmarnbelt pranë Puttgarden filloi më 15 prill të këtij viti.

Tuneli pritet të kushtojë 7 miliardë euro (8.2 miliardë dollarë) dhe të hapet në vitin 2029./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë

Published

on

Komuna e Prishtinës ka ndarë afro 500 mijë euro për “Ndërtimi i rrugës që lidh rrugën 1 Tetori me rrugën Isa Kastrati”. Ky tender iu dha kompanisë që ishte më e shtrenjtë për 100 mijë euro më shumë krahasuar me ofertat e kompanive të tjera. Komuna tejkaloi edhe vlerën e parashikuar për këtë kontratë, shkruan Insajderi.

Njoftimi për dhënien e kontratës u dha ditën e djeshme.

Në garën për kontratën që u dha afro 500 mijë euro, ishin katër kompani. Ndonëse vlera e parashikuar e kontratës ishte 384,448.50.

Dy kompani të tjera kishin dhënë oferta me të lira.

Grupi i Operatorëve Ekonomik Rexha dha ofertën prej 367 mijë euro. Ndërsa Abedin Rexha prej 377 mijë euro.

Por, komuna shpërbleu me tender kompaninë që kishe çmimin me të lartë për 100 mijë euro, krahasim me dy kompanitë e tjera ofertuese.

“GASHI 3 ING SH.P.K.; GASHI ING SH.P.K” është kompania që mori kontratën prej 487 mijë euro.

Në njoftimin për dhënie të kontratës thuhet se u dha tenderi favorshëm ekonomikisht./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

‘U rrëzua derisa punonte në një skelë ndërtimi’, Sigurimi shëndetësor në sirtar!

Published

on

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij.

I shtrirë prej ditësh në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 52-vjeçari ka këmbën e thyer dhe disa rruaza të shtyllës kurrizore të krisura.

Ai u rrëzua derisa punonte në një skelë ndërtimi.

“Nuk e di se çfarë më ka ndodhur në atë moment. Isha shumë i lodhur. Mendoj se për shkak të lodhjes, edhe jam rrëzuar”, thotë Rexhepi.

Shërbimet që mund t’ia ofrojë QKUK-ja i merr falas, ndërsa të tjerat duhet t’i mbulojë vetë.

Kështu, ai pagoi një jelek për boshtin kurrizor, të cilin ia rekomanduan mjekët.

“Gjithçka është bërë e shtrenjtë… do të ishte mirë po të kishim sigurim shëndetësor nga shteti”, flet shkurt Rexhepi, pa dashur të japë më shumë detaje rreth pagesës që ka bërë.

Sikurse ai, pa sigurim shëndetësor, janë të gjithë qytetarët e Kosovës, përveç atyre që janë të siguruar përmes kompanive private, që ofrojnë sigurime të tilla.

Ka 17 vjet që është miratuar një ligj për sigurime shëndetësore, por çështja është zvarritur vazhdimisht.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se një projektligj i ri tani “i ka kaluar fazat e konsultimeve publike” dhe se “grupi punues është në proces të inkorporimit të komenteve”.

Kosova nuk ka sigurime shëndetësore, ndonëse në vitin 2007 u miratua ligji për këtë çështje, por asnjëherë nuk hyri në fuqi, pasi shefi i atëhershëm i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk e nënshkroi.

Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ishin vetë qeveritë e Kosovës ato që e tërhoqën ligjin, për shkak të implikimeve buxhetore.

Kuvendi i Kosovës arriti ta miratonte Ligjin e ri për sigurime shëndetësore në vitin 2014, mirëpo as ai nuk u zbatua.

Zbatimit të tij u tha se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajsh për mbledhjen e fondeve, e cila do të niste nga 1 korriku i vitit 2017.

Mungesa e sigurimit shëndetësor nuk është e vetmja sfidë që mundon punonjësit në Kosovë.

Sipas Inspektoratit të Punës, shumë prej tyre – sidomos në sektorin privat – ankohen edhe për orare të stërzgjatura të punës, paga të ulëta, mungesë kontratash, punë në fundjavë etj.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve që shënohet çdo 1 maj, punëtorët në Kosovë i gjen me pagë mesatare prej 520 eurosh dhe me minimalen që sillet nga 130 deri në 170 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending