Ndërtim
Prezantohen tetë prototipet e murit të Trumpit që do ndërtohet në kufi me Meksikën [Video]
Tetë prototipe të ndryshme të murit të presidentit amerikan Donald Trump, që ndanë vijën kufitare SHBA-Meksikë janë promovuar sot afër San Diegos.
Pas premtimit të Trump që do të ndërtohet muri përgjatë vijës kufitare prej 3220 kilometra me Meksikën, departamenti i Sigurisë Kombëtare ka filluar të bëjë vlerësimin e prototipave të këtij muri të shumëpërfolur, transmeton Telegrafi.
Njëri nga prototipët është i ndërtuar nga metali dhe materiale tjera, ku në maje të tij ekziston një copëz e mprehtë e metalit që parandalon kapërcimin e këtij muri. Derisa një prototip tjetër ngjan shumë me tullat që përdoren për ndërtimin e shtëpive.
Kompanitë që kanë konkurruar në këtë garë kanë qenë të obliguara të përfundojnë modelet e tyre deri më 26 tetor, por duke marrë parasysh që i kanë përfunduar para kohe, janë montuar dhe prezantuar tetë modelet vetëm disa metra larg Tijuana në Meksikë.
Modelet i kanë kushtuar qeverisë 486 mijë dollarë, secila, dhe janë vendosur larg njëra tjetrës. Materialet e përdorura për prodhimin e këtyre prototipave mund t’i rezistojnë goditjeve me çekan për plot një orë, shpueseve, apo veglave tjera të ndërtimtarisë që përdoren kryesisht për demolimin e objekteve.
Gjithashtu askush nuk do të mund t’i kalojë, pasi në maje të tyre gjenden copëza të mprehta nga metali. Ndërkaq, administrata ende nuk është deklaruar rreth asaj se sa kompani fituese do të marrin pjesë në projekt, apo Trump do t’i përzgjedh personalisht.
Por, ekzistojnë mundësi të mëdha që këto prototipe të mos përdoren kurrë në ndërtimin e murit, që ka nxitur reagime të ashpra nga të dyja anët e kufirit.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale1 day ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale