Aktuale
Pezullimi i privatizimit të tokave shoqërore nga Qeveria quhet i jashtëligjshëm
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për pezullimin e procesit të privatizimit të tokave shoqërore nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për së paku një vit, nga ekspertët e çështjeve ekonomike dhe juridike konsiderohet i jashtëligjshëm dhe ndërhyrje, jo vetëm në kompetencat e këtij institucioni të pavarur, por edhe në atë të Kuvendit të Kosovës.
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se edhe pse Qeveria është kompetente që të marrë vendime, ato duhet të jenë të menduara mirë dhe me bazë ligjore, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Vendimi për ndaljen e privatizimit të tokave shoqërore mund të jetë i drejtë, por nuk bazohet në legjislacionin aktual. Tokat shoqërore janë nën menaxhimin e AKP-së dhe kjo agjenci është nën menaxhim të Kuvendit, dhe se vetëm Kuvendi mund të marrë vendime për fushëveprimtarinë e AKP-së”, ka theksuar Rukiqi.
Sipas tij, ky vendim edhe në kushtet e zbatimit të bazuar në ndryshim të ligjit të miratuar në Kuvend, krijon bazë për keqmenaxhim të procesit. Kjo, meqë siç thotë ai, prej një procesi konkurrues po kalohet në një proces që është në diskrecion të vendimeve politike.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale1 day ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale