Connect with us

Aktuale

Një vendim i UNMIK-ut po ua pamundëson gjykatave trajtimin e lëndëve për dëmet e luftës

Published

on

Në Gjykatën Kushtetues janë dorëzuar 120 padi rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme, pas refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës, nga gjykatat e shkallëve me të ulëta.

Gjykata nuk i kanë trajtuar këto raste me arsyetimin se nuk kanë kompetenca.

Dromeas – kompania të cilës Coca Cola e Komisioni Evropian ia besojnë mobilimin e zyreve
E SPONSORUAR
MËSO MË SHUMË
Drejtor i organizatës “Ngritja e Zërit” Jahir Bejta, organizatë kjo që ka dorëzuar në gjykata këto padi, shprehet i bindur që këto ato duhet të trajtohen pasi janë kompetencë ekskluzive e gjykatave vendëse, shkruan Ekonomia Online.

“Deri më tani ne kemi dorëzuar 120 padi në Gjykatën Kushtetuese ndërsa ne i kemi mbi 120 dosje. Palët paditëse i kemi nga 13 komuna të Kosovës, madje duhet të vinë qytetarët e dëmtuar si pasojë e luftës nga komunat e largëta nga Gjilani”.

Sipas tij, mosgjykimi i këtyre rasteve po ndodhë për shkak të ndërhyrjeve të politikës dhe presionit ndërkombëtarë.

“Mendimi ynë është që është ndërhyrje e politikës, mundem të them lirshëm ndoshta nga presioni ndërkombëtarë, por sipas ligjit të aplikueshëm ligjit mbi procedurën kontestimore që është në fuqi tani dhe në aplikim kanë të drejtë t’i shqyrtojnë”.

“Gjykatat thirren kinse lëndët të cilat kanë të bëjnë me element ndërkombëtarë nuk janë kompetentë, por pikërisht është dispozita që e parasheh që është kompetent, gjithherë në çdo kohë kur kemi të bëjmë me kompensim të dëmit gjithherë janë kompetente gjykatat vendore varësisht nga kompetenca territoriale ku ka ndodhur veprimi dëmtues. Gjykatë Kushtetuese është duke i shkelur dispozitat e vet kushtetutës, është duke shkelur edhe konventën”.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se gjykatat po veprojnë në bazë të një qëndrimi politik nga koha sa UNMIK-u vepronte në Kosovë.

#KnaqeDashnin – Loja Shpërblyese e Sola për ditën e Shën Valentinit
E SPONSORUAR
MËSO MË SHUMË
Ky vendim ka sqaruar ai thotë që gjykata nuk janë kompetente t’i trajtojnë këto lëndë.

“Fatkeqësisht gjykatat e tona e kanë marrë një praktikë të instaluar apo të ndërtuar në kohën e UNMIK-ut. Është e vërtetë që nga viti ’99 ka pasur një numër të madh të padive që qytetarët e Kosovës i kanë bërë Serbisë lidhur me dëmet e luftës që u janë shkaktuar në kohën gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe në atë kohë më kujtohet UNMUK-u kishte marrë një qëndrim më shumë politik, nga ana e administratës së UNMIK-ut që gjykatat e Kosovës nuk kanë kompetencë për të trajtuar lëndët që kanë të bëjnë me dëmet e luftës në Kosovë dhe të cilat paditet shteti i Serbisë. Në këtë drejtim ishin përgatitur edhe shabllonet me arsyetime të cilat i gjejmë edhe sot në aktgjykimet e gjykatave tona”.

Miftaraj thotë që sistemi gjyqësorë duhet të bëjë një analizë të duhur kësaj çështje dhe të marrin një vendim si t’i trajtojnë këto raste.

“Zgjidhja në aspektin gjyqësorë duhet të vijë nga gjykatat e Kosovës të cilat duhet t’i bëjnë një analizë të duhur kësaj çështje dhe të marrin një vendim. Nuk besoj që kjo ka të bëjë me mungesën e vullnetit politik pasi kjo është kompetencë e gjykatave”.

“Nuk besoj që këtu ka të bëjë diçka me mungesën e vullnetit politik pasi që kjo është kompetencë thjeshtë e gjykatave, gjykatat duhet të vendosin në lëndë individualisht kemi mijëra raste të kësaj natyre”.

Avokati Tomë Gashi thotë se gjykatat janë kompetente dhe nuk ka asnjë ligj që i ndalon t’i trajtojën këto raste.

Por ai thotë se problematike mbetet implementimin e atyre vendimeve.

“Unë besoj se kjo nuk është e drejtë besoj se gjykatat kanë kompetenca ligjore që të i zgjedhin këto, për shkak se nuk ka asnjë ligj që e ndalon dhe gjykata thirren se kemi të bëjmë me mungesën e përfaqësimit e organeve të Republikës së Serbisë, por me dispozita ligjore është e parapame që në rast se një person apo një subjekt kushdo që të jetë i paditur dhe nuk arrijnë që të marrë ftesë në mënyrë të rregullt dhe nuk prezanton gjatë seancave gjyqësore, gjykimet mund të mbahen edhe në mungesë dhe pastaj do të ishte nevoja e institucioneve ndërkombëtare, të arbitrazhit apo çfarë do lloj tjera organizata që të bëhet implementimi i vendimeve gjyqësore të Republikës së Kosovës”.

Gashi shprehet se kjo më shumë ka të bëjë me mungesën e vullnetit politik, por që kjo duhet të merr një epilog gjyqësorë dhe të shpallet përgjegjëse Serbia për të gjitha dëmet e shkaktuara.

“Unë besoj se ka munguar vullneti politik sepse pa vullnet politik gjykata e Kosovës nuk veprojnë edhe pse ligjet janë të mira edhe pse këto çështje të hynë në rrjedha gjyqësore që të marrin një epilog gjyqësorë, që të shpallet përgjegjëse Republika e Serbisë për të gjitha dëmet që i ka bërë gjatë luftës në Kosovë dhe pastaj do të ishte vetëm vështërisia e dytë, implementimi i këtyre vendimeve”, tha ai.

Mbi 22 miliardë euro llogariten dëmet e luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë para dhe gjatë luftës së fundit.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending