Arkitekturë
Nixha: Ne të njohur jemi për një kalldrëm që e kanë shpërnda në kohën e Turqisë dhe kulla [video]
Arkitektët me famë botërore nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia i bëri bashkë sot Konferenca e Arkitekturës Bashkëkohore Kombëtare, raporton Ndërtimi.info
Shkëndije Ahmeti
Me të po synohet të bëhet një hap modest në zhvillimin e hapësirave ndërvepruese gjithshqiptare dhe të krijohet paradigma për identitet me të rejat kombëtare të krahasueshme dhe me identitetet bashkëkohore botërore.
Nga të pranishmit u vlerësua qëllimi i kësaj konference ku kërkuan që edhe më tej të organizohen të tilla konferenca në mënyrë që të krijohet e të del në pah tradita kombëtare shqiptare.
Pati kritika edhe në drejtim të përfaqësuesve të shtetit nga kryetari i Asociacionit të Arkitektëve ë Kosovës, Astrit Nixha. E shqiptarët siç tha ai po njihen vetëm për kalldrëme që u shpërndanë në Turqi dhe disa kulla.
“Ne të njohur jemi vetëm për një gjë, vetëm për një kalldrëm që e kanë shpërnda në kohën e Turqisë dhe disa kulla. Dhe krejt në tjetër kohë dhe gjendje të shohim se a jemi na ata që mundemi me bo diçka apo jemi viktima të një industrie që po globalizohet”, është shprehur Nixha.
Lidhjen mes shqiptarëve më ndryshe e nisi kryetari i Asociacioni të Arkitektëve të Shqipërisë, Armando Vokshi. Ai e nisi me prejardhjen e tij nga Peja, duke vazhduar me atë se arkitektët shqiptarë duhet të kenë komunikim më të mirë mes vete. Vokshi foli për disa sekrete të kompozimeve arkitektonik të qyteti të Tiranës dhe Shqipërisë.
“Tradita dhe moderniteti është një domen që neve arkitektëve duhet të na shoqëroj në faza të projektimit sepse është një gjë që nuk mund të projektohet pa kthyer kokën pas për të kuptuar se çfarë kanë bërë të tjerët”, tha ai.
Maksimumi i modernizimit, autonomisë politike e kulturore të Kosovës u arrit në vitet e ‘70-ta të shekullit të XX-të.
Profesor Ilir Gjinolli, ka treguar se në këtë periudhë të zhvillimi nuk ka qenë sasia e betonit dhe asfaltit.
“Mu në vitet e 70-ta Kosova ka arrit të bëjë maksimumin e modernizmit, autonomisë politike dhe kulturore si dhe lirisë sociale. Mirëpo pasqyrimet e asaj kohe edhe sot dominojnë në peizazhin e hapësirës së lirë të qyteteve kosovare dhe në këtë kohë kemi rritje të qyteteve dhe fshatrave, zhvillimin e industrisë dhe turizmit. Në këtë periudhë nuk ka qenë sasia e betonit dhe asfaltit”, ka prezantuar Gjinolli.
Ndërsa, “Atmosfera”, ishte prezantimi që u bë nga arkitekti shqiptarë me famë botërore, Përparim Rama.
Rama tha se një debat i këtij lloji ka qenë i nevojshëm qysh moti, meqë përmes debateve për aspektet arkitektonike e urbanistike mund të kuptohet gjendja historike e planifikim për të ardhmen.
“Konferenca është shumë e duhur, debate ka qenë i nevojshëm për një kohë shumë të gjatë. Pra duhet të debatojmë për tema të ndryshme në aspektin arkitektonik, në aspektin urbanistik sepse vetëm nëpërmjet debatit mund të kuptojmë gjendjen reale, gjendjen historike dhe planifikimin për të ardhmen”, theksoi Rama duke prezantuar edhe më tej punimet e tij në Kosovë, Australi e në gjithë botën.
Fjalë rasti pati edhe prorektori i Kolegjit “AAB” ku tha se konferenca si kjo e arkitekturës janë të rëndësisë së parë.
Konferenca kombëtare e arkitekturës po mbahet në teatrin e Kolegjit “AAB”. Kjo konferencë dy ditore po mbahen nën ombrellën e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Arteve të Kolegjit “AAB”.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë9 hours ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë8 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë2 hours ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë9 hours ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë5 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë9 hours ago
Mbretëria e Bashkuar përballet me një mungesë ‘brutale’ të aftësive të ndërtimit!
-
Ambienti7 hours ago
Markat e njohura të modës “Zara” dhe “H&M” akuzohen për shpyllëzimin dhe grabitjen e tokava në Brazil
-
Infrastrukturë7 hours ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh