Arkitekturë
Nesër mblidhen arkitektët shqiptarë në Kosovë për identitetin kombëtar të arkitekturës [video]
Identitet kombëtar i arkitekturës shqiptare, nesër bën bashkë në një konferencë dy ditore arkitektët e njohur shqiptarë nga Shqipëria e Maqedonia në Kosovë.
Synimi i gjithë kësaj konference, është krijimi i një platformë kombëtare, përtej kufijve shtetëror.
Nënkryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Arianit Loxha, për Ndërtimi.info është shprehur se në radhë të parë do të definohet se çka është dhe çka jo identitet kombëtar.
“Fjala identitet, është shumë dimensionale dhe në këtë kuptim arkitekturë dhe në art identitet ekzistojnë, krijojnë dhe vdesin. Nganjëherë huazohen, siç i shohim sidomos ne shqiptarët këngët, fustanellat e tjerë e tjera në mënyrë simbolike apo edhe gjëra të tjera ku huazohen prej kombeve të ndryshme. Dhe ne besoj kemi huazuar prej kombeve të tjera kështu që në këtë kuptim mendoj që është një diskutim i shëndetshëm, të definojmë në radhë të parë se çka e konsiderojmë se çka është kombëtarë. Por njëkohësisht të jem të vetëdijshëm që identitet edhe mund të krijohen, rikrijohen, ri zbulohen dhe ky është një prej qëllimeve”, është shprehur Loxha.
Se si qëndron identitetet arkitekturorë në Kosovë, Loxha thotë se nuk ka identitete lehtë të lexueshme.
“Ka qasje të ndryshme, mund të jetë një detaj i vogël që rrefkëtohet, krijon ritëm, krijon hije-dritë, krijon efekte të ndryshme arkitekturore të cilat tutje frymëzimin mund ta kenë thellë në histori. Por nuk ka koherencë mund të themi identitet lehtë të lexueshme ne nuk kemi krijuar. Janë paksa më implicite, nuk janë ashtu eksplicite, ashtu troç mund të shohësh. Janë më të fshehta”, tha Loxha.
Në këtë konferencë Kombëtare të Arkitekturës, që do nis në paraditen e së martës (nesër), në ora 09:00, veç përfaqësuesve të asociacioneve do të jenë dhe do diskutojnë, edhe Përparim Rama, Adrita Bytyqi Jakupi, Astrit Salihu, Besian Mehmeti si dhe arkitektë tjerë.
Konferenca organizohet nën obrellën e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës dhe Arteve të Kolegjit “AAB”. Konferenca do të mbahet në teatrin qendror të AAB-s.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë1 day ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Aktuale21 hours ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Auto19 hours ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Infrastrukturë1 day ago
Trena elektrikë në Kosovë dhe Shqipëri? Vendet e Ballkanit tentojnë të modernizojnë linjat hekurudhore
-
Infrastrukturë23 hours ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Auto23 hours ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit
-
Infrastrukturë1 day ago
Në myk e kushte jo të favorshme mësojnë nxënësit e Shkollës Dardania në Prishtinë
-
Infrastrukturë21 hours ago
Të huajt blenë 26% të pasurive të paluajtshme në Shqipëri – Bie numri i pronave të pashitura. Shumica prej tyre të blera me kredi