Infrastrukturë
Krijohet Komuniteti i Transportit
Krijohet ne Bruksel Komuniteti i Transportit, pjese e së cilit është edhe Shqipëria.
Ne takimin e Ministrave të Transportit dhe Infrastrukturës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Damian Gjiknuri tha se ky është hap shumë i rendesishem për integrimin e Shqipërisë ne BE.
“Kjo organizatë do të përdoret si një urë bashkëpunimi, si një institucion i rëndësishëm për harmonizimin e projekteve, promovimin e vlerave të njëjta, harmonizimin e politikave të transportit mes shteteve dhe synimi final është padyshim integrimi i krejt rajonit në Bashkimin Evropian edhe sa i takon infrastrukturës e transportit”.
Sipas Gjiknurit ky komunitet do të ndihmojë ne thithjen e fondeve të Bashkimit Evropian, duke plotësuar mangësitë që Ballkani Perëndimor ka sa i takon infrastrukturës.
“Do të theksoja këtu korridoret kryesore siç janë korridoret e transportit ku është dhe ai Jonian-Adriatik; projektet e rëndësishme hekurudhore siç janë ato mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe zgjerimi i hekurudhës drejt Maqedonisë dhe Greqisë. Pra, këto korridore do të shikohen me prioritet përsa i takon financimeve të mëtejshme të Bashkimit Evropian dhe ky mekanizëm tashmë i krijuar do të koordinojë më mirë mes institucioneve financiare por edhe për të promovuar projektet prioritare që meritojnë financim nga institucionet ndërkombëtare”.
Gjatë vizitës në Bruksel, ministri Gjiknuri u takua me komisioneren për Transportin Violeta Bulc dhe ministrat e transportit të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Infrastrukturë
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova
Infrastrukturë
Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës
Infrastrukturë
Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale
-
Infrastrukturë1 day ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë