Aktuale
Humb jetën një punëtor, e zë eskavatori
Një person i cili ka qenë duke punuar në një gurore, ka humbur jetën i aksidentuar tragjikisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme, e mërkurë, në fshatin Bicaj të Kukësit.
Duke punuar në gurore është aksidentuar me pasojë vdekje punonjësi N N., 52 vjeç, banues në Bicaj.
Nga ana e uniformave blu pak pas ngjarjes, u arrestuan G.B., 52 vjeç administrator i një firme ndërtimi dhe F.H., 62 vjeç, shofer eskavatori, pasi në Bicaj, pasi në gurore duke punuar është aksidentuar me pasojë vdekje 52-vjeçari, banues në Bicaj.
Burime nga policia i thanë Noa.al, se në momentin e aksidentit, i ndjeri ka qenë duke pushuar i ulur përtokë, pranë eskavatorit.
Por befas mjeti është lëvizur prej drejtuesit të tij për të vijuar punën, por duket se nuk e ka parë N.N.
Për pasojë 52-vjeçari është zënë poshtë dhe për shkak të dëmtimeve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që hetimet janë në vijimësi.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale1 day ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale