Featured
Historia mbi shtyllën e rrëzuar të autostradës në Kaçanik
Së paku nga shkurti i këtij viti shtylla e një prej urave që planifikohet të jetë më e madhja në rajon është e shembur.
Ura, e filluar në nëntor të viti 2015, është planifikuar të lidh dy kodra mes Hanit të Elezit dhe Kaçanikut në kuadër të autostradës “Arbën Xhaferi” është mbi 500 metra e gjatë.
https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/269123826936291/
Për këtë shembje, Ndërtimi.info ka pritur për një përgjigje nga “Bechtel-Enka”, por nuk ka pranuar asgjë. Ndërsa në komunikim me një ekspert të fondamenteve, ka marrë një version se pse ka ndodhur rrshqitja.
Sipas ekspertit që nuk ka dashur të identifikohet, është thënë se pilotët e futur në tokë bashkë me shtyllën e urës nuk kanë pasur një lidhje me shtyllat tjera dhe gjithashtu nuk kanë pasur peshë përmbi. Kjo gjendje ka kontribuuar që rrshqitja e dheut të shtrëmbërojë shtyllën bashkë me pilotët, gjë që është dëmtuar përgjithmonë. Zgjidhja aty, sipas ekspertit, mbetet që të ndërtohet rishtas nga fillimi ky pozicion.
Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi ka thënë që ato janë punë teknike dhe se ato shtylla të dëmtuara do të largohen.
“Ato janë punë teknike, i ka Betchteli ekspertët e vet dhe shtyllat do të largohen dhe do të ndërtohen tjera që do të maten me vizibilitet që të jenë stabile”, ka thënë ai. Autostrada “Arbën Xhaferi” pritet të përfundojë në vitin 2018.
-
Infrastrukturë9 hours ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë1 day ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale1 day ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë12 hours ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Infrastrukturë1 day ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë3 days ago
Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York