Aktuale
Gjukaj: Shpronësimet në Hade e Shipitullë do të kushtojnë 25 milionë euro
Drejtori menaxhes i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti ka thënë se kanë arritur marrëveshje me banorët e lagjes Mirena të fshatit Hade. Sipas tij, bllokimi për hapjen e minierës së re ka bërë që të vështirësohet gjendja për prodhimin e energjisë elektrike në blloqet e KEK-ut.
Gjukaj ka bërë të ditur se shpronësimet në Hade dhe Shipitullë do të kushtojnë 25 milionë euro krejt kjo për shkak të vonesës për shpronësimin e 52 hektarëve.
“Kemi arritur marrëveshje me banorët e lagjes së fundit Mirena të Hadës, duke bërë kështu negociatat me ta. Para një ore është përfunduar regjistrimi i shtëpive në lagjen Mirena. Momentalisht përpos kësaj marrëveshje është dhe një modul tjetër apo një formular tjetër që është duke e punuar ekipi i KEK-ut. Formulari i dytë pos pasurisë është edhe socio-ekonomik. Po bëjmë shpronësimin e pronave ku po aplikohen standarde më të larta ndërkombëtare. Nuk është vetëm shpronësim klasik apo matje e pasurisë por janë edhe disa formularë tjerë ku merren të gjitha anët e banorëve si dhe jeta e tyre socio ekonomike. Qëllimi ynë është që jeta e banorëve pas largimit nga fshati të jetë e qëndrueshme”, ka thënë Gjukaj.
Ai po ashtu ka folur edhe për hapjen e minierës së re në fshatin Shipitullë.
“Sot e nesër do të përmbyllet regjistrimi i pasurisë dhe menjëherë janë bërë ofertat dhe do t’ju dërgohen ato përfaqësuesve. Në momentin që pranohen para noterit nënkupton që procesi është i mbyllur sa u përket politikës së zhvendosjes dhe atëherë presim që të punojmë me ekskavatorë”, shtoi drejtori menaxhues i KEK-ut Gjukaj.
Mos shpronësimi me kohë sipas tij, i ka shkaktuar humbje të mëdha financiare korporatës.
“Po punojmë me kapacitet të kufizuar nga 15 nëntori i këtij viti. Do ta revidojmë planin që të kthejmë furnizim me energji elektrike. Për 14 muaj kemi punuar me rezerva të plota. Tani rezervat janë të kufizuara të thëngjillit”, theksoi ai.
Gjukaj ka thënë se aktualisht janë vetëm dy blloqe duke prodhuar rrymë në KEK.
“Po punojmë me një njësi të Termocentralit ‘Kosovës A’ si dhe një njësi të Termocentralit ‘Kosova B’, ku prodhimi shkon deri në 450 megavatë orë energji elektrike”,a ka thënë Arben Gjukaj drejtor menaxhues i KEK-
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale1 day ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale