Aktuale
Ferizaj jep përgjigje të pjesshme për anulimin e tenderit maratonik
Tenderi maratonik i rregullimit të shtratit të lumit të Bifurkacionit dhe trotuaret pranë lumit Nerodime-projekt tre vjeçar, deri tani është anuluar më shumë se pesë herë shkak i shkeljeve të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) nga Komuna e Ferizajt.
Pas vendimit për anulim që kishte marrë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP), një gjë të tillë e ka treguar edhe Komuna e Ferizajt.
Mirëpo sipas njoftimit për anulimin e tenderit problematik për Ferizajn, kjo e fundit si arsyetim për anulim ka thënë se është “një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, duke mos specifikuar saktë se për cilën dispozitë bëhet fjalë.
Ditë më parë Ndërtimi.info ka raportuar që një vendim për anulim e kishte marrë edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP)
Zgjedhja e fituesit për tenderin që u bë udhë pa krye u bë me 5 tetor ku kishin marrë pjesë tetë operator ekonomik.
Pas shqyrtimit të provave shkresore kundrejt pretendimeve ankimore, sqarimeve të dhëna nga eksperti shqyrtues si dhe sqarimit të datës 15.11.2017, paneli shqyrtues ka konstatuar se përmes vendimit me nr.68/17, të datës 13.04.2017, dhe atij me nr.145-150/17, të datës 28.06.2017, operatori ekonomik “Mali i Art& Avduli” Sh.P.K, është kualifikuar si i pa përgjegjshëm nga vet AK.
Nuk ishte punë që të përfundoj këtu. Kundër doli një kompani, e cila në ankesën drejtuar OSHP-së, paraqiti se (AK) nuk ka respektuar LPP.
Kompania ankuese, “Linda” Sh.P.K nga Ferizaj, kishte pretenduar se komuna ka bërë shkeljet esenciale të LPP. Ku ka bërë të ditur se janë shkelur nenet, 1, 7, 57, 59, 60, 61, 65 dhe 66.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale1 day ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale