Aktuale
Ekspertët në Shqipëri bëjnë thirrje të mos ndërtohet pranë detit
Përmbytjet e fundit janë një dëshmi e ndryshimeve të fortë të klimës dhe sjelljes abuzive të njeriut me mjedisin. Specialistët bëjnë thirrje për të vendosur kontrolle mbi ndërtimet në bregdet, duke mos lejuar objekte pranë vijës së ujit, pasi deti është duke marrë vazhdimisht tokë si pasojë e rritjes së erozionit.
Situata me të cilën u përball Shqipëria ditët e fundit ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve, të cilët mendojnë se natyra është duke ndryshuar. Por edhe njerëzit janë sjellë e po sillen pa marrë parasysh ndryshimet e klimës.
Profesor Lushaj mendon se vendi ka nevojë për kontrolle të vazhdueshme në terren, për mirëmbajtjen e kanaleve kulluese kryesisht, të cilat duhet të bëhen përpara muajit shtator në mënyrë që të shmangen përmbytjet nga shirat
e vjeshtës. Por Shqipëria përballet me një tjetër problem. Shkrirja e instituteve kërkimore shkencore, ka bërë që të mos ketë më edhe specialist të fushës.
Në përshkrimin për masat që duhen marrë krahas mirëmbajtjes së hidroforëve, pastrimit të grykëderdhjeve apo kanaleve kulluese, Lushaj thekson se Shqipërisë i duhet ende shumë kohë për të përballuar luftën me natyrën.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale2 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve