Uncategorized
Dyqani madhështorë i Apple-s
Të frymëzuar nga pulsi i energjisë artistike të Çikagos, Apple kanë krijuar një platformë të re për performancë në një qytet të ngarkuar me muzikë. E vendosur në kryqëzimin e lumit Çikago dhe ‘Magnificent Mile’ në Michigan, Apple Michigan Avenue shtrihet poshtë nga Pioneer Court në buzë të lumit, duke krijuar lidhje të reja midis qytetit dhe lumit.
Projekti pasqyron përkushtimin e Apple ndaj qyteteve dhe komuniteteve dhe është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë midis ekipit të dizajnit në Apple të udhëhequr nga shefi i dizajnit, Sir Jonathan Ive dhe Angela Ahrendts, nënkryetar i lartë i dyqaneve me pakicë(retail) dhe online Foster + Partners.
Sir Jonathan Ive tha, “Apple Michigan Avenue ka të bëjë me heqjen e kufijve brenda dhe jashtë, duke ringjallur lidhjet e rëndësishme urbane brenda qytetit. Ajo bashkon një shesh historik të qytetit që ishte prerë nga uji, duke i dhënë Çikagos një arenë dinamike të re që rrjedh pa pushim poshtë lumit “.
Pioneer Court është një shesh urban i mbushur me histori në Çikago. Është vendi ku Point de Sable, babai themelues i Çikagos, jetoi dhe punoi së pari. Apple Michigan Avenue shtrihet në majë të një shkalle të gjerë të re publike, e krijuar për të udhëhequr nga sheshi në lumë.
Shkallët kalojnë nga jashtë dhe brenda pa ndërprerje. Ato kalojnë nëpër muret e ndërtesës nga xhami i pastër dhe lidhen me qendrën e zhurmshme të dyqanit, strehuar nga një çati e hollë me fibër karboni, e mbështetur në shtylla të holla çeliku inox.
Dizajni i Apple Michigan Avenue mishëron këtë në strukturën dhe materialin e saj me një mur qelqi, duke zbuluar elementin e vetëm të dukshëm të ndërtesës, çatinë e saj me fibër karboni.
Uncategorized
Las Vegas NIGHTCLUBS Guide for Hookup
Uncategorized
Mało znane argumenty na temat Kasyno Platnosc Blik.
Uncategorized
The value of Strategic Planning for Board Management
-
Infrastrukturë4 hours ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë12 hours ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë10 hours ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë11 hours ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë8 hours ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Ambienti10 hours ago
Markat e njohura të modës “Zara” dhe “H&M” akuzohen për shpyllëzimin dhe grabitjen e tokava në Brazil
-
Aktuale8 hours ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë
-
Infrastrukturë10 hours ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh