Arkitekturë
Dizajnet e shtëpive që i dhanë “jetë” këtyre fshatrave
Dinamika e punës dhe zhurma në qytete viteve të fundit ka rritur interesimin e shumë njerëzve që të zgjedhin fshatrat për pushime.
Një shtëpi të vogël, me ambientet relaksues, oborr për të shijuar natyrën, janë vetëm disa arkitektura moderne.
Disa shtëpi kanë ambientin relaksues vetëm brenda oborrit të tyre, e disa të tjera janë pjesë e fshatrave më të bukur.
Sjellim dhjetë fshatra më shtëpi e me ambiente tejet të rehatshëm për banim.
Fshati holandez është një shembull i përkryer i orgaizmit të jetës dhe i shijës së mirë. Shtëpitë e vogla dhe të holla janë treguar si zgjidhje ideale për jetën familjare me qindra vjet.
Një prej fshatrave më të vjetra dhe më të mrekullueshme në botë, është fshati japonez – ku ekziston një lidhshmëri e përkryer në mes të njeriut dhe natyrës. Fshatrat e tilla japoneze janë ndërtuar nga materiali natyror, përderisa natyra rreth tyre ka mbetur e paprekur.
Fshati kinez Ma`anështë nje vepër e jashtëzakonshme arkitektonike që flet për organizimin e jetës të një prej civilizimeve më të vjetra në botë. Pullazet nga druri dhe shtëpitë e ngjeshura njëra-pranë tjetrës, tregojnë se si mund të organizohet jeta brenda një hapësirë të ngushtë.
Fshati Berber i Marokos është një shembull i përkryer se si shtëpitë prej dheut mund t’u rezistojnë shekujve. Të ndërtuar nga dheu brenda shkëmbinjve, shtëpitë marokene dëshmojnë mbijetesën e njeriut në kushte të vështira jetese.
Fillimisht, ky fshat nuk ishte ndërtuar për xhirimin e filmit “Popeye” (1980). Më të përfunduar xhirimet, ekipi i filmit e braktisi këtë vendbanim duke lënë prapa ngrehinat, ndërsa banorët lokalë u treguan shumë kreativë. Ata e shndërruan fshatin në një park argëtues dhe pikë atraktive turistike.
Fshatrat piktoreske, FrancëRoussillon, në Francë, është një zonë idilike rurale për t’u vizituar – përplot vreshta dhe djathë të shijshëm. Shtëpitë e bukura dhe rrugët e ngushta, janë ndërtuar në zonat që magjepsin me pamjen e tyre.
Fshati i bardhë Casares në Spanjë është një prej fshatrave më të bukura mesjetare. Shtëpitë janë të ndërtuara njëra mbi tjetrën dhe u kanë rezistuar për mrekulli shekujve të tërë.
Fshati prej guri, Britani e Madhe
Fshati prej guri në Britani të Madhe është një kryevepër arkitektonike, me shtëpi prej guri, dritare të ngjyrosura dhe shumë kopshte të mahnitshme me lule. Zonat, ku fshatrat e tilla janë ndërtuar, zakonisht përshkohen nga kodrat e pafundme që e bëjnë peizazhin edhe më mahnitës.
Fshatrat e rajonit Tuscany në Itali, kanë një frymë mesdhetare brenda tyre, ku duket sikur jetoni në tri periudha të ndryshme kohore përnjëherë: në të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmën.
Fshati Bariachara në Kolumbi nga shumëkush quhet si fshati më i bukur në botë. Ky vend, ku Majat kanë lënë traditat dhe civilizimin e tyre, është vend ideal për të shkruar një libër.
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë10 hours ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë1 day ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Infrastrukturë14 hours ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Aktuale1 day ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë1 day ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Infrastrukturë14 hours ago
Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!
-
Infrastrukturë2 days ago
Pas pesë javësh skadon licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj
You must be logged in to post a comment Login