Aktuale
Deputetët e opozitës kritikojnë projektbuxhetin, Hamza e arsyeton
Seanca e mbetur dje në gjysmë ku në rend dite ka qenë projektbuxheti për vitin 2018 po vazhdon edhe sot.
Gjatë paradites në seancë nuk ishin shumica e anëtarëve të kabinetit qeveritar e as kryeministri Ramush Haradinaj, përveç ministrit të Financave Bedri Hamza.
Sikurse dje projektbuxheti i propozuar nga ministri Hamza është kritikuar nga deputetët e opozitës si i mangët dhe jo profesional.
Deputeti i Vetëvendosjes Faton Topalli tha se për 17 vjet nuk doli askush që këtë vend ta nxjerr nga balta. Ai përmendi faktin se duke pasur rezerva të thëngjillit e ende e ka çmimin më të lartë në rajon. Për këto, u kundërpërgjigj ministri i Financave Bedri Hamza, i cili i quajti vlerësime të gabueshme dhe jo reale.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, vlerësoi se projektligji për buxhetin e vitit 2018 është në shpërputhje me programin e Qeverisë për katër vitet e ardhshme.
Selmanaj e ka quajtur paradoks parashikimin në programin qeverisës se FSK-ja do të shndërrohet në ushtri, derisa në buxhet nuk ka asnjë cent shtesë përveç shumës prej 58 milionë eurove të cilat janë para të rregullta për shpenzimet që i bën FSK-ja.
Edhe ndaj deklaratave të Selmanajt iu përgjigj ministri Hamza, duke thënë se ka lidhshmëri mes buxhetit dhe programit qeverisës.
Seanca ku ende do të diskutohet për projektbuxhetin do të vazhdojë në orën 14:00, pasi deputetët kanë shkuar në pushim një orësh.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale1 day ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale