Aktuale
Dëmtohet ura e Zëmblakut në Korçë, bllokohet kalimi në Juglindje
Vetëm pak ditë më parë ura e Zëmblakut në Korçë është dëmtuar nga rreshjet aq sa tashmë ka dalë jashtë perdorimit për të gjitha mjetet e të gjitha tonazheve.
Madje autoritetet bëjnë thirrje që ura të mos perdoret as nga banorët që lëvizin në tokat e tyre nëpërmjet saj.
Ajo ndodhet në aksin rrugor Zëmblak-Dogana e Goricës së Vogël që lidh vendin tonë me një nga doganat e Maqedonisë. Kjo rrugëe përdoret në të njëjtën kohë nga 10 mijë banorë të Bashkisë Pustec dhe fshatra të njësisë administrative Pojan.
Në kushte të tilla fillimisht është parë si alternativë lëvizja e të gjitha mjeteve nga rrugë tjetër, ajo e fshatit Pojan, që pas disa kilometrave lidhet me rrugën nacionale Kapshticë-Qafë- Thanë. Diku në dalje të fshatit Pojan ka një urë me kapacitet mbajtës prej 20 tonësh.
Në kushte të tilla Prefekti i qarkut të Korçës nga njëra anë ka urdhëruar autoritetet lokale të mbajnë në monitorim urën e Pojanit dhe nga ana tjetër u ka kërkuar firmave të inerteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre rrëzë Malit të Thatë që transportin e inerteve ta kryejnë vetëm me mjete të tonazit deri në 20 tone, aq sa është edhe kapaciteti mbajtës i urës së Pojanit.
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale2 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë2 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë2 days ago
Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve