Ndërtim
Brenda rezidencës 14.7 milionë dollarëshe, e cila mund të jetë shtëpia më e sigurt në SHBA [foto]
Një rezidencë e cila ka shumë karakteristika të avancuara të sigurisë, për të cilën disa mund të thonë se është shtëpia më e sigurt në SHBA, sapo ka dalë në shitje me një çmim prej 14.7 milionë dollarëve.
‘Rice House’ në Alpharetta ka tetë dhoma të fjetjes, ndërsa posedon teatër privat, hapësirë për të luajtur ‘bowling’, pishinë, hapësirë për qitje me armë, etj., transmeton Telegrafi.
Por karakteristikat e fshehta të sigurisë së kësaj rezidence, e bëjnë këtë shtëpi të përshtatshme për të gjithë milionerët paranojak.
Dyer të fshehta në këtë shtëpi ju shpijnë në një bunker me hapësirë 1935 metra katrorë, ku në raste të ndryshme mund të qëndroni aty për vite të tëra.
Vlen të ceket se bunkeri furnizohet me sistem të energjisë solare dhe me nxehtësi gjeotermale.
Dyert e shtëpisë gjithashtu janë të papërshkueshme nga plumbat (bulletproof) dhe mund t’i bëjnë ballë plumbave të një arme AK-47.
Përveç këtyre, edhe dhoma e mysafirëve dhe dhoma kryesore kanë dhoma të pavarura të sigurisë, ndërsa përgjatë shtëpisë gjenden edhe dyer tjera sekrete të cilat shërbejnë për qëllime të ndryshme.
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Aktuale2 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Aktuale2 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë2 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë2 days ago
Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve