Arifaj krahason projektin e xhamisë qendrore me Kullën e Eiffelit në Janjevë

0

Visar Arifaj, i njohur si kryetari “lexhendar”, ka thënë se projekti i xhamisë është kopje e keqe e një xhamie të Mimar Sinanit, shkruan Ndertimi.info.

“Është sikur Kulla e Eiffelit në Janjevë. Në formë e njëjtë, por vlera ndryshon shumë”, ka thënë Arifaj.

Ai ka shtuar se është dashur të merret mësim nga ndërtimi i Katedrales. Kështu, Arifaj ka thënë se as Mimar Sinani nuk do të aplikonte me këtë projekt.

“Le ta ruajmë trashëgiminë që kemi e të ndërtojmë diçka të re. Tashëgimia nuk ndërtohet por ruhet”, përfundoi Arifaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here