Ahmeti: Xhamia do të ndërtohet

0
Shpend Ahmeti - foto ilustrim

Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Prishtinës, vendit ku do të ndërtohet Xhamia e Madhe, e cila ka vite që pret për t’u ndërtuar, ka thënë fjalën e vet në debatin e zhvilluar në kohën e fundit për ndërtimin e kësaj xhamie.

Ai ka thënë se xhamia do të ndërtohet dhe do të kujdesen për të.

“Xhamia do të ndërtohet, ndërsa detyra e Komunës është që të zbatojë ligjin. Meqenëse është xhamia më e madhe në Kosovë, duhet të kujdesemi edhe për aspektin urbanistik dhe estetik më shumë se për objekte të rëndomta”, ka thënë Ahmeti.

Për fund ai ka thënë se “xhamia nuk bëhet as për inati të dikujt e as për hatër të askujt”.

Në anën tjetër një grup aktivistësh të shoqërisë civile e qytetarë kanë kërkuar që mos të ndërtohet xhamia me projektin e zgjedhur pasi ajo ka model që duket osmane.

E për këtë Bashkësia Islame e Kosovës ka thënë që është “tentim i kot”, pasi projekti është zgjedhur nga qytetarët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here