Connect with us

Aktuale

A e ke mendu që mund të bëhesh prosumator?

Published

on

Prosumatorët, apo ndryshe Prodhuesit Vetëkonsumues të energjisë elektrike, kryesisht përkufizohen si konsumatorë të energjisë elektrike që mbulojnë një pjesë të nevojave të tyre për energji elektrike duke prodhuar vetë me burimet e tyre, zakonisht përmes paneleve solare.

Përmes projektit “Prosumerizmi në Kosovë – mundësitë dhe sfidat”, financuar nga Deutsche Bundesstiftung Umwelt me iniciativë të fellow Pranvera Selimi, jemi duke e zhvilluar një guidë informuese e cila ka për qëllim informimin e qytetarëve, bizneseve dhe të gjithë të interesuarit e tjerë rreth prosumerizmit e veçanërisht të ofrojë informata dhe detaje për procesin se si një qytetar apo biznes mund të bëhet prosumator i energjisë elektrike./Media Ndërtimi.

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Diskutohet zgjedhja e lokacionit në Prishtinë për monumentin e heroit Adem Jashari

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me anëtarin e familjës së komandantit legjendar, Adem Jashari, Bekim Jasharin ku kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin.

Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë.”, deklaroi krytari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Korporata hoteliere me renome botërore Hyatt synon të hap hotel në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me Takuya Aoyama, zëvendëspresident për Zhvillim për Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme nga korporata hoteliere me renome botërore Hyatt.

“Zëvendëspresidenti Aoyama më përcolli lajmin fantastik për interesimin e korporatës Hyatt për hapjen e një hoteli të zinxhirit të tyre në qendër të Kryeqytetit. Një prej opsioneve të përmendura për hapjen e Hyatt në Kryeqytet është transformimi i ikonës sonë, Hotelit Grand, duke ruajtur trashëgiminë dhe vlerat e këtij objekti.

Falënderova përzemërsisht z. Aoyama dhe shpreha gatishmërinë e organeve të Kryeqytetit për të ndihmuar korporatën hoteliere Hyatt në hapjen e hotelit në Kryeqytet.”, deklaroi kryetari Rama.

Hyatt ka më shumë se 1350 hotele dhe prona gjithëpërfshirëse në 69 vende në gjashtë kontinente./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending