Connect with us

Debat

Dita e Dizajnit Italian në Kosovë: forum me studentë në Fakultetin e Arkitekturës

Published

on

Me rastin e Ditës së Dizajnit Italian 2023, Ambasada e Italisë në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës”Hasan Prishtina” do të organizojnë një tryezë të rrumbullakët me studentë nga Fakultetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë, bashkërisht me përfaqësues të profesionistëve të fushës. Në bashkëbisedim me ta për recensionin e këtij viti — “Cilësia që ndriçon – Energjia e dizajnit për njerëzit dhe mjedisin” — do të kemi Matilde Cassani, arkitekte, dizajnere dhe ligjëruese në “Akademinë e Re të Arteve të Bukura” (ARAB) Milano, qyteti ku ajo jeton e punon dhe “Architectural Association School” (AA School) në Londër.

Ngjarja do të mabhet të enjten, më 16 mars, në orën 16:00, në sallën “Modellarium” Fakulteti i Arkitekturës në Prishtinë (Rr. Arkitekt Karl Gega, nr. 1). Përveç dizajnerës italiane, folës do të jenë edhe Ambasadori, Antonello De Riu, Kryetari i Prishtinës, njëherit arkitekt, Përparim Rama, si dhe Dekanja e këtij Fakulteti, Violeta Nushi.

 

Ambasadori De Riu thotë se: “Tema e Ditës së Dizajnit Italian, ku do të reflektojmë së bashku me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë dhe arkitekten tonë nga Milano, synon të trajtojë çështje me ndikim të madh për të ardhmen e planetit. Ajnshtajni pohonte se krijimtaria lind nga ankthi, ashtu siç lind dita nga nata e errët dhe se në kohë krize shfaqen krijimtaria, zbulimet dhe strategjitë e mëdha. Si i tillë, dizajni italian, me energjinë e vet mendore dhe produktive, dëshiron të ndihmojë në sjelljen e dritës në kohë kur hija duket se po mbizotëron, dhe këtë e bën me mjetet që ka zotëruar gjithmonë: cilësinë, jo të nënkuptuar si luks, por si faktor inovacioni, zhvillimi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Cilësia italiane, gjurmët e së cilës gjenden gjithnjë e më shumë edhe në Kosovë, falë kontributit të akademisë dhe dinamizmit të sipërmarrësve të shumtë vendas, veçanërisht në veçanërisht në sektorin e mobiljeve”.

Për arkitekten Cassani, që ka realizuar ekspozita të ndryshme në Trienalen e Milanos, në Bienalen e Venecias dhe “Storefront for Art and Architecture” në Nju Jork, “qyteti është një vazhdimësi hapësirash të brendshme, të ndërtuara dhe të mobiluara për të pranuar të gjitha ritualet njerëzore dhe jo njerëzore”. Ajo do të prezantojë para studentëve kosovarë hulumtimin e saj për ndërveprimin mes kulturës dhe arkitekturës, qëllimin e saj për të svogëluar kompleksitetin dhe duke u lidhur në temën e tryezës së rrumbullakët “për energjinë që është baza e procesit të prodhimit, e cila duhet të jetë e qëndrueshme, inovative dhe të kombinojë funksionalitetin dhe mirëqenien”.”.

Krahas eventit të organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës, me rastin e Ditës Italiane të Dizajnit 2023, janë planifikuar deri më 19 mars një sërë aktivitetesh promovuese të “Made in Italy”, organizuar nga Agjencia Italiane e Tregtisë (ITA/ICE). Në kalendar janë paraparë ekspozita dhe zbritje speciale në 25 pika shitjeje në qytete të ndryshme të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë) me aktivitete të drejtpërdrejta marketingu drejt konsumatorit për të lehtësuar lansimin e markave dhe produkteve të reja italiane, veçanërisht në kanalet vendorë të shpërndarjes në shkallë të gjerë.

Në kuadër të Ditës Italiane të Dizajnit parashihet pjesëmarrja e arkitektes Simonetta Cenci, nga studio “Partner Ateliers Alfonso Femia” nga Gjenova e cila do të jetë e pranishme në konferencën ndërkombëtare të arkitekturës SHARE që do të mbahet më 10 mars, në Prishtinë. Prania e arkitektes Cenci mbështetet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.

 

Dita e Dizajnit Italian përfshin edhe pjesëmarrjen e arkitektes Simonetta Cenci, e studios gjenoveze Partner Ateliers Alfonso Femia, në skenën e Prishtinës të konferencës ndërkombëtare të arkitekturës SHARE të planifikuar për 10 mars. Prania e arkitektit Cenci është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës së Tiranës.

Dita e Dizajnit Italian është edicion temaik il lansuar nga Ministria e Punëve të Jashtme italiane në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Përbëhet nga një program i gjërë ngjarjesh promovuese në mbarë botën, krijuar nga rrjeti i Ambasadave, Konsullatave, Instituteve italiane të Kulurës dhe Zyrave të Tregtisë: çdo vit, sidomos për këtë rast, mbi njëqind testimonial bëhen rrëfyes të dizajnit dhe krijimtarisë së vendit. Edicioni ka zënë vend si një mjet efektiv i mbështetjes dhe promovimit të dizajnit dhe ndërkombëtarizimit të një sektori strategjik industrial për eksportin italian, si dhe nxitjen e komponentit arsimor-trajnues, duke favorizuar ndërveprimin e sistemit të arsimit të lartë – i përbërë kryesisht nga akademi, universitete dhe institute të specializuara – me komunitete të huaja krijuese për të promovuar ofertën e trajnimit në Itali në fushat e dizajnit dhe industrive krijuese për rritjen e talenteve të reja dhe profesionalizmit.

Debat

‘Hapësira publike, e kujt?’, diskutim për funksionalizimin e zonave ikonike

Published

on

Në Kosovë, hapësirat publike kanë filluar të marrin jetë, duke u bërë qendra të gjallërisë dhe organizimit komunitar. Megjithatë, disa hapësira ikonike janë zbehur, qoftë për shkak të moskujdesit apo ndryshimit të qëllimit. K2.0 diskuton: Hapësira publike, e kujt?

Diskutimi do të moderohet nga Aulonë Kadriu, redaktore e lartë në K2.0, dhe do të na bashkohen: Perparim Rama – Kryetar i Komunës së Prishtinës

Dren Puka – Drejtor i Departamentit për Hulumtim dhe Avokim, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Rozafa Maliqi – Përfaqësuese e Punëtorëve në Art (PART)

Përfaqësues/e nga Manifesta Biennial 14 Prishtina (TBA)

Do të ofrohet përkthim në gjuhën angleze dhe serbe.

📅 Data: 25 korrik, e enjte

🕠 Ora: 17:30

📍 Vendi: HUB & Studio 2.0 /Media Ndërtimi

Continue Reading

Debat

Avantazhet e kuzhinave të mbyllura

Published

on

Një program nevojash i paraprin çdo projekti. Në disa tipologji, aktivitete specifike janë të lidhura në thelb me to. Një dhomë takimesh në një zyrë korporate, një koleksion në një muze dhe dhoma gjumi në një rezidencë: kjo e fundit ka një program relativisht të mirëpërcaktuar të nevojave bazë: dhomat e gjumit, dhomën e ndenjes, banjot dhe kuzhinën. Madhësia dhe rregullimi i këtyre elementeve në hapësirë ​​varet nga faktorë të ndryshëm, por një shtëpi zakonisht përfshin disa kombinime të këtyre komponentëve thelbësorë.

Në rastin e kuzhinave, ato jo gjithmonë janë integruar në shtëpi. Pavarësisht se është e nevojshme për përgatitjen e ushqimit, historia e kuzhinës pasqyron një luhatje midis distancimit dhe bashkimit të akteve të gatimit dhe ngrënies. Aktualisht, hapësirat kompakte ose privilegjet e një grupi të caktuar shoqëror theksojnë integrimin e kuzhinës me zonat sociale të banesave. Megjithatë, shumë prona ende i përmbahen paraqitjeve më konvencionale që izolojnë kuzhinën nga hapësirat e tjera.

Edhe pse është një nga reflektimet e trashëgimisë sonë të skllavërisë dhe segregacionit, që përjetëson idenë se përgatitja e ushqimit është më pak fisnike se vetë vakti, një kuzhinë “e mbyllur” nuk është në thelb negative. Arkitektura duhet të kujdeset për nevojat e banorëve të saj, duke nënkuptuar se stili i jetesës së banorëve ndikon në përdorimin e hapësirës dhe integrimin ose ndarjen e kuzhinës.

Qoftë për shkak të një preference për të mbajtur aromat, zhurmat ose spërkatjet larg hapësirave të tjera ose një situatë ndërtimi që tregon se një kuzhinë e ndarë është një zgjidhje optimale, kjo nuk do të thotë që ajo duhet të shpërfillet ose të konsiderohet inferiore. Edhe nëse nuk është menjëherë e dukshme, ajo meriton të njëjtën vëmendje si një hapësirë ​​e caktuar shoqërore – emri sugjeron një hierarki që zvogëlon rëndësinë e saj.

Në realitet, kuzhina është një element hapësinor si çdo tjetër dhe kërkon të njëjtin (ose edhe më shumë) kujdes ergonomik, i cili përfshin lartësi të përshtatshme, hapësirë ​​bujare qarkullimi dhe elementë që plotësojnë nevojat e banorëve të saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Debat

Komuna e Prishtinës organizon debat për përcaktimin e procedurave për dhënien me qira të pronës

Published

on

Komuna e Prishtuinës ka njoftuar se do të organizojë një konsultim publik për Rregulloren ku përcaktohen  procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për periudhën më pak se një (1) vit.

Dokumenti do të jetë publik deri më datë 15 korrik 2023, ndërsa takimi me qytetarë, me biznese, Shoqëri Civile dhe anëtarë të Kuvendit mbahet më 21 Qershor 2023, ora 15:00, në Sallën e Kuvendit Komunal dhe në kanalin e komunës në Youtube./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending