Connect with us

Aktuale

Prishtina e gjelbër, e pastër dhe digjitale me Uran Ismailin

Published

on

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, ka shpalosur planin e tij për një Prishtinë të gjelbër, digjitale dhe destinacion për të gjithë.

Gjatë fushatës së tij, Ismaili ka bërë aktivitete të ndryshme dhe gjithashtu edhe disa riparime në shumë pjesë të kryeqytetit të Kosovës, probleme të cilat ai i ka konsideruar të rëndësishme për banorët e Prishtinës.

Në planin e tij qeverisës për të ardhmen e Prishtinës, ai e ka filluar nga trafiku që gjithnjë është shumë i dendur. Uran Ismaili ka menduar që për zgjidhjen e këtij problemi për veturat e tepërta, do i ndërtoj të paktën 5 parkingje në hyrje të Prishtinës, duke e kombinuar me sistemin “Parko e hajde n’qendër” me anë të autobusëve urban dhe komod, si dhe me pagesën e parkingut në hyrje të Prishtinës të jetë falas bileta e autobusit urban. Uran Ismaili tha që kjo zgjidhje bëhet e mundshme deri me 1 janar të viti 2023.

Kur ky projekt të realizohet, atëherë do i ridizajnojnë rrugët për këmbësor e biçiklist, për ti bërë më të sigurta për lëvizje. Këto shtigje mendohet që do përfundojnë deri në dhjetor të vitit 2024.

Për ta bërë një Prishtinë të pastër, Ismaili do të vendosë shporta për mbeturina në çdo rrugë të lagjeve të kryeqytetit. Për ta bërë më të thjeshtë, do lansohet një aplikacion digjital “Sjell”, gjithashtu mbeturinat e bareve dhe restauraneve do grumbullohen në orare të veçanta pa i ngarku lagjet. E ky projekt do të përfundoj në fund të vitit 2023.

Mungesa e parqeve do të zvogëlohen me anë të ndërtimeve ë tyre në disa pjesë të lagjeve të Prishtinës, por që do menagjohen edhe më mirë parqet ekzistuese. Parqet e reja do ndërtohen te: Bunari i Hajratit, Fakullteti Teknik dhe Parku i Kalabrisë. Ky projekt do përfundohet në mars të viti 2024.

Parku Qëndror i Prishtinës do të jetë rreth 8 hektar dhe do ndërtohet rreth stadiumit Fadil Vokrri dhe Pallatit të Rinisë, duke e zhvendosur administratën dhe duke i larguar ndërtesat për tia lëshuar vendin parkut më të madh të qytetit. Në këtë pjesë do të ruhet vetëm një ndërtesë, ish ndërtesa e Burgut duke e kthyer atë në një muze për një periudhë të dhimbshme e heroike të qytetit të Prishtinës. Ky projekt do të përfundojë deri në tetor të viti 2024.

Digjitalizimi i Prishtinës do të jetë në shërbimet publike, duke e krijuar edhe Kartelen e Qytetarit, duke mundësuar kështu që qytetarët e Prishtnës të kenë qasje në transport publik, në biblioteka e shumë shërbime të tjera. Digjitalizimi përfshinë edhe arsimin dhe ekonominë, duke e lidhur kështu çdo shkollë të Prishtnës me internet të shpejtë dh edo i pajisin shkollat me kompjuter dhe tabela digjitale. Ky degjitalizim finalizohet në korrik të vitit 2023.

Për ta bërë Prishtinën një epiqendër kulturor, Uran Ismaili do e ndërtoj Sallën Koncertale, Teatrin, Galerinë dhe Muzeun e Qytetit. Duke e promovuar Sunny Hill dhe Festivalin e Gastronomisë do të jenë shumë të rëndësishme për destinacion. Realizimi i këtyre do përfundoj që në mandatin e parë. /Media Ndërtimi/

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending