Connect with us

Trashëgimia

Arkitektura misterioze e Panteonit Romak

Published

on

Janë vetëm pak ndërtesa romake që u kanë mbijetuar 2000 viteve pas rënies së Perandorisë Romake, por vetëm një ka mbijetuar dhe atë pa asnjë formë të konzervimit, ai është Panteoni (The Pantheon).

Edhe pse u rindërtua disa herë për shkak të zjarreve në shekullin e parë, hera e fundit e ndërtimit të tij, kjo që është edhe sot, ishte në kohën e Perandorit Hadrian para 1900 viteve.

Panteoni është ndërtuar si tempull i të gjithë zotërave romakë, mirëpo ai u konvertua në kishë katolike në fillimet e shekullit VII. Para izolimit shoqëror në Panteon mbahej Meshë e përjavëshme dhe ngjarje tjera festive, por, tërheqjen më të madhe të turistëve e bën rëndësia e tij kulturore dhe artistike. Artisti Michelangelo, kur për herë të parë e pa Panteonin, kishte thënë se ajo çfarë sheh është më shumë punë e engjujve se sa e njeriut.

Ndërtesa më e vjetër në Romë, tashmë qëndron si një monument antik romak i enigmës dhe mençurisë. Askush nuk është i sigurt se si romakët kanë qenë në gjendje të ndërtojnë një ndërtesë të tillë, megjithatë sot janë evidentuar disa metoda të cilat ata i kanë përdorur, siç janë përforcimi i mureve me harqe mbështetëse dhe krijimi i një forme të betonit më të avancuar se ai që përdoret sot.

Tipari më i veçantë i Panteonit është kupola masive, e cila ishte më e madhja në botë deri kur u ndërtua Florence Duomo në shekullin XIII. Sidoqoftë, Panteoni është akoma kupola më e madhe në botë e pa-mbështetur.

Kupola e betonit ka diametër prej 142 feet dhe distanca nga dyshemeja deri në kulmin e saj është gjithashtu 142 feet që me metër i bie 43 metra. Kjo nënkupton se hapësira e brendshme nën kupolë mund të mbajë një sferë perfekte, tipar arkitektural i precizitetit, që ka lënë ekspertët të bëjnë tentime të kota për shpjegimin e këtij ndërtimi të paparë, shkruan Aleteia.org, transmeton Ndërtimi.info.

Një teori thotë se kupola është e ndërtuar nga vetëm një njësi betoni dhe më pastaj është vendosur mbi muret e Panteonit. Mirëpo kjo teori vetëm sa ngrit më shumë pikëpyetje se si është bërë kjo punë.

Përderisa nuk dihet saktësisht mënyra e ndërtimit të kësaj kupole, ekspertët kanë identifikuar materialet e përdorura në përzierjen e betonit, e cila, të paktën, spjegon një pjesë të metodës së tyre. Romakët e kanë përdorur një praktikë moderne të arkitekturës e cila quhet klasifikim, e cila sheh materialet më të rënda dhe më të forta, si shkëmbinjtë e mëdhenjë të bazaltit, të vendosura në fund të përzierjes së çimentos, me shtufëza më të lehta të përdorura në pjesët e sipërme. Gjithashtu, sa më lart që shkohet betoni bëhet më i hollë, në mënyrë që të zvogëlohet presioni në bazë.

Në majen e kupolës është një hapje e njohur si okul (ose Syri i Panteonit), i cili është burimi i dritës së diellit në ndërtesë. Drita e diellit refrakton nëpër shumë sipërfaqe të brendshme mermeri për të ndriçuar të gjithë dhomën e brendshme të Panteonit. Kjo okul gati dhjetë metërshe gjithashtu ndihmon strukturën të qëndrojë duke  e mbajtur peshën jashtë, dhe pasi që shiu mund të hyjë në atë pjesë dyshemetë janë me pjerrtësi të lehtë në mënyrë që të kullohet uji.

Faqja e internetit për udhëtime turistike, Eitch Borromini, thekson se brendësia e Panteonit është e veshur me 16 mbështetëse Corinthian që janë gati 12 metra të larta dhe 1.5 metër të gjera. Ato ishin sjellur nga Egjipti përmes një përpjekje të gjerë, të cilën uebfaqja e përshkruan detajisht:

“Këto kolona janë tërhequr zvarrë më shumë se 100 km me slita druri, nga gurorja deri në Lumin Nil. Ato u lundruan me anije poshtë Lumit Nil, atëherë kur niveli i ujit ishte i lartë  gjatë përmbytjeve të pranverës, dhe më pas u transferuan në anije për të kaluar Detin Mesdhe e për të mbërritur në Portin Romak Otsia. Prej atje ata u transportuan për në Lumin Tiber për ti çuar në Romë”, thuhet në uebfaqen Eitch Borromini.

Pjesa më e vjetër e Panteonit, fasada e saj ende mban emrin e arkitektit origjinal, Agrippa. Lejimi i qëndrimit të këtij emri në fasadë mendohet të ketë qenë shenjë respekti nga ana e Perandorit Hadrian.

E tani kur njerëzit janë të izoluar, Panteoni është i hapur për vizita virtuale. Ekzistojnë disa pamje 360 shkallë si brenda ashtu edhe jashtë tij, në mënyrë që turistët virtual të shohin çdo detaj të Panteonit.

 

 

 

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending