Connect with us

Infrastrukturë

32 shtëpi u rrënuan në Prizren për t’u bërë parkingje

Published

on

Qarkullimi në rritje i automjeteve brenda Qendrës Historike të Prizrenit (QHP) po ndikon negativisht në këtë zonë të mbrojtur, ngase krahas degradimit po ngarkohen rrugicat dhe hapësirat brenda saj.

Dita e ditës numri i veturave po shtohet dhe me këtë natyrshëm po shtohet edhe kërkesa për parkingje.

Në vitet e shkuara, për akomodimin e kësaj kërkese, kanë pësuar kryesisht ndërtesat e trashëgimisë vernakulare, duke dëmtuar përpjekjet për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit, që gëzon mbrojtje ligjore.

Sipas nenit 12 të Ligjit 04/L-066 të Qendrës Historike të Prizrenit, në këtë zonë duhet promovuar mjetet jo-motorike të transportit: “Lëvizja e automjeteve; Organi kompetent komunal për rregullim të trafikut, harton planin dhe regjimin e posaçëm të transportit automobilistik për Qendrën Historike të Prizrenit me qëllim të sigurimit të lëvizjes së lehtë dhe të vazhdueshme, duke promovuar mjetet jo-motorike të transportit”.

***

Parkingjet e uzurpuara të cilët janë me numër shumë më të madh krahasuar me vitet e kaluara janë kryesisht ato mbi trotuare dhe në rrugë. Ato ndikojnë direkt tek pengesa e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe uzurpimeve të pronës publike.

Po ashtu janë identifikuar 3 parkingje publike të cilat shërbejnë për qytetarët të cilët mund të kryejnë shërbime brenda QHP, por që nuk rekomandohet që të parkohen mbi 1 orë.

Shtimi i numrit të automjeteve brenda QHP po ndikon në degradimin e qendrës dhe në ngarkesën e shumë rrugëve dhe hapësirave brenda saj.

Dita e ditës numri i veturave po shtohet dhe të njëjtën kohë po shtohet edhe kërkesa për parkingje.

Zona brenda sheshit të Shadërvanit është zonë e qarkullimit me leje të veçantë, të cilët mund të pajisen vetëm banorët, bizneset dhe punëtorët publik të cilët punojnë brenda sheshit.

Në gjendjen ekzistuese, në Shadërvan qarkullimi më i madh veturave është pa leje të veçantë, të cilët edhe po e ngarkojnë më shumë sheshin.

Po ashtu nëse referohemi tek Plani i Konzervimit i QHP, tregohet qartë kategoria e rrugëve dhe mënyra e qarkullimit, ku specifikisht tregohet se në sheshin Shadërvani ndalohet plotësisht qarkullimi i mjeteve motorike. Duke u referuar në Planin e Konzervimit mund të jetë baza ndaj të së cilës mund të hartohet Plani i Mobilitetit.

Ky plan qëllim kryesor ka menaxhimin e qendrës në aspekt motoristik, në të cilën kategorizohen shtresat rrugore, mënyra e lëvizjes së veturave dhe kufizimet e lëvizjeve.

Një qytet me më pak vetura do të kishte ndikim në krijimin e një ambienti më të pastër dhe më cilësor, do të lironte hapësirat e bllokuara, do të ishte më i qasshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët dhe do të ofronte vizura sa më të bukura të qytetit.

Andaj rekomandohet që sa më parë të hartohet Plani i Mobilitetit dhe të fillojë implementimi i tij në mënyrë që të ulet degradimi i Qendrës Historike të Prizrenit./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending