Një metër katror në kullën “Eyes of Tirana” në qendër të Tiranës sipas njoftimeve të çmimeve të tregut të shitjes online kushton 3,175 euro. Në vendimin e sekuestrimit shteti shqiptar tashmë zotëron 4,646 metra në “Eyes of Tirana”, me një vlerë prej 14.7 milion euro.
Citizens Channel ka siguruar të dhënat e sipërfaqes totale të sekuestruar. Që prej publikimit të VKM-së në shtator 2022, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 10 vendime konfiskimi. Ajo që vihet re është se të gjitha ndërtimet pa leje i përkasin zonave më të lakmuara të kryeqytetit, si qendra e Tiranës, Liqeni Artificial, Myslym Shyri, rruga Kont Urani dhe rruga e Elbasanit.
Një metër katror në kullën “Eyes of Tirana” në qendër të Tiranës sipas njoftimeve çmimeve të tregut të shitjes online kushton 3,175 euro. Në vendimin e sekuestrimit shteti shqiptar tashmë zotëron 4,646 metra në “Eyes of Tirana”, me një vlerë prej 14.7 milion euro.
Ndërsa sipërfaqja prej 11,828 m2 e sekuestruar në zonën e Liqenit të Thatë, sipas njoftimeve dhe në bazë të komunikimit me një prej agjencive imobiliare, ka një vlerë 18 924 800 euro.
“Rruga e Elbasanit dhe Parku i Liqenit, janë dy nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, ku dhe po ndërtohen objektet me luksoze, 1200-1400€/m2 shesin pallatet ekzistues, ndërkohë që objektet e reja janë në vlerat 1800€-2000€ plus. Ato më luksozet edhe pak më lartë”, u shpreh për Citizens Channel agjenti imobiliar Klevis Oshafi.
Sipërfaqja e sekuestruar në zonën e Myslym Shyrit prej 7819 m2, kushton 12.5 milion euro.
Një përllogaritje e secilës sipërfaqe me çmimin e tregut tregon se shteti shqiptar tashmë disponon 71,989 m2 kulla dhe pallate, me një vlerë prej rreth 127 milion euro.
Sipërfaqja totale e sekuestruar është e barabartë me një kullë prej 144 kateshe, e përllogaritur me një bazament prej 500 m2, i ngjashëm me atë të kullës “Forever Green” që ndodhet në qendër të Tiranës. Kulla kap një lartësi prej 720 metër.
“Kur u vijnë dosje nga subjekte të kamura për evazion fiskal, për ndërtim pa leje, për krime të tjera, e shohin si një mundësi për të pasuruar xhepat e tyre”, ka deklaruar ministri Çuçi.
Në një përgjigje për Citizens Channel, Prokuroria e Tiranës u shpreh se: “nga verifikimi në indekset e kallëzimeve penale dhe procedimeve penale, rezulton të jenë regjistruar disa procedime penale në lidhje me këto ndërtesa”./Media Ndërtimi.