Connect with us

Ambienti

2 miliardë njerëzve në mbarë botën i mungon uji i pijshëm

Published

on

Një ndër objektivat e Agjendës 2030, specifikisht Objektiva 6, synon qasjen në ujë të sigurtë, kanalizim dhe higjienë si nevojën më themelore për shëndet dhe mirëqenie deri në vitin 2030.

Kërkesa për ujë po rritet çdo ditë për shkak të rritjes së shpejtë të popullsisë, urbanizimit dhe rritjes së nevojave për ujë nga sektorët e bujqësisë, industrisë dhe energjisë.

Për këtë arsye është e domosdoshme të ndryshohet mënyra si ju dhe komuniteti juaj në tërësi e përdorni, konsumoni dhe menaxhoni ujin në jetën tuaj.

A e dini se?

  • 1.4 milion njerëz vdesin çdo vit dhe 74 milion do t’u shkurtohet jeta nga sëmundjet që lidhen me ujin, kanalizimet dhe higjienën e dobët.
  • Sot, 1 në 4 njerëz – 2 miliardë njerëz në mbarë botën – i mungon uji i pijshëm.
  • Pothuajse gjysma e popullsisë globale – 3.6 miliardë njerëz – nuk kanë kanalizime të sigurta
  • Kërkesa globale për ujë parashikohet të rritet me 55 për qind deri në vitin 2050.

Duke pasur parasysh nevojat urgjente për shfrytëzim më racional të ujërave, INDEP në vitin 2018 ka përpiluar 10 rekomandime, që janë relevante edhe sot për shkak të progresit të pamjaftueshëm në këtë drejtim.

Për të lexuar këto rekomandime, klikoni në këtë link: https://indep.info/…/2018/03/10-masa-per-Ujera.pdf…

Kurse ujin, shpëto jetën në tokë./Media Ndërtimi.

Ambienti

Në Ulqin zhvillohet një aksion i madh pastrimi

Published

on

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Ulqinit organizon fushatën e pastrimit të qytetit të quajtur “Sepse ne e duam Ulqinin” nga ora 09:00 deri në 13:00, njëkohësisht në gjashtë lokacione.

I lokacioni: Qyteti i vjetër – Pristan – pylli i Borovës;

Vendndodhja II: rruga Nova Mëhallë – Valdanos;

Vendndodhja III: Bijela Gora;

Lokacioni IV: qendra e Shtojit;

Vendndodhja V: qendra e Vladimir;

Vendndodhja VI: Midin Potok.

“Aksioni i pastrimit synon të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit lokal për rëndësinë e ruajtjes së hapësirës së përbashkët të banimit. Aksioni synon të përfshijë sa më shumë individë, institucione dhe organizata nga komuna e Ulqinit. Komuna e Ulqinit fton të gjithë individët, organizatat dhe institucionet e interesuara që të na bashkohen dhe të japin kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij aksioni të rëndësishëm për qytetin tonë”, kanë thënë nga Komuna e Ulqinit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Organizohet debat publike për zgjerimin e shtigjeve të Gërmisë

Published

on

Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve po organizon një seri të dëgjimeve publike rreth zgjerimit dhe shenjëzimit të shtigjeve të Gërmisë.

Ky është një projekt i rëndësishëm për qytetarët tonë, sepse do t’u mundësoj qytetarëve nga zonat periferike të qasen më lehtë në park në këmbë dhe me biçikletë.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe organizatat rekreative që të na bashkohen në dëgjime publike, për të diskutuar detajet e projektit dhe të dëgjojmë mendimet dhe sugjerimet tuaja.

📍Hajvali, 5 qershor, Shkolla ‘‘Shkëndija’’, ora 14:00

📍Vranjevc, 12 qershor, Shkolla ‘‘Asim Vokshi’’, ora 14:00

📍Mramor, 13 qershor, Shkolla ‘‘Avni Rrustemi’’, ora 14:00

📍Mat, 14 qershor, Shkolla ‘‘Mitrush Kuteli’’, ora 14:00./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Hulumtimi që shpërfaq nxjerrjen e zhavorrit ilegalisht në lumin “Drini”, fitues për gazetari të gjelbër

Published

on

Gazetari i Kallxo.com, Behar Mustafa ka fituar çmimin e parë për gazetari të gjelbër, në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW).

Gazetari Mustafa publikoi hulumtimin me titull “Ujërat e korrupsionit” në KallxoPernime më 31 janar 2023, hulumtimi shpërfaq gjendjen e lumit “Drini” duke përfshirë ndotjen e tij por edhe nxjerrjen e zhavorrit në mënyrë ilegale.

Mustafa tha se degradimi i lumenjve po ndodh në sy të institucioneve.

“Përmes këtij hulumtimi ne kemi dashur të tregojmë se sa të bukura dhe të pasura ishin kanë lumenjtë e Kosovës sikur mos të kishte ekzistuar ky krim dhe korrupsion këtij lumi. Degradimi i lumenjve të Kosovës po ndodh në sytë e institucioneve të cilat që më shumë se 20 vite po e lejon me ndodhë atë. Shkatërrimet që i janë bërë lumit “Drini” janë të pa riparueshme për një kohë të gjatë. Ju falënderoj për vlerësimin”, deklaroi gazetari Behar Mustafa.

/Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending