Aktuale
Parku më i ri në Prishtinë me pamje nga droni
Në orët e vona të së enjtes, Prishtina u bë me parkun më të ri e me të veçantë. Bëhet fjalë për parkun e ri rekreativ sportiv te salla “1 Tetori”.
Parku më i ri i ka shtuar bukurinë kësaj pjesë të kryeqytetit, shrkuan Ndërtimi.info
Atëherë kur po bie terri, ky park po duket mahnitës e i dëshiruar për qytetarët që jetojnë në Prishtinë. Pamjet mahnitëse të parkut i sjellë përmes dronit fotografi Agon Nimani.
Ndryshe, parku më i ri u përurua nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, por jo gjithçka shkoi si u paramendua.
Aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), “befasuan” Ahmetin derisa ky i fundit po mbante fjalim në ceremoninë e përurimit të parkut. Aktivistët e PDK-së, po mbanin letra “me zemra”, ku shkruhej se çka do Ahmeti: banesa, jaht, tendera për dosta etj.
Nuk ndaluan me kaq, aktivistët kërkuan llogari nga kryetari i Prishtinës për keqpërdorime gjatë qeverisjes së tij. Ata mes tjerash Ahmetit i bënë dhuratë “simbolike”-një top me zemra që përmbanin mbishkrime “Korrupsion”, “Klani i Dostave”, “Leje ndërtimi”, “Shëngjini” etj.
Megjithatë, Ahmeti përuroi parkun i cili është investim organizatës DEMOS dhe Komunës së Prishtinës, dhe ka kushtuar 220 mijë euro.
Në vijim, shikojeni pamjet e parkut të sjella nga droni:
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Aktuale3 days ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin
You must be logged in to post a comment Login