Connect with us

Infrastrukturë

Zvarritje në përfundimin e punimeve për objektin e ri shkollor në Vraniq të Suharekës

Published

on

Karriget e bankat e vjetra e vende-vende të dëmtuara dhe myku nëpër mure janë disa prej problemeve që kanë kapluar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq të Suharekës.

Vjetërsia e shkollës bie në sy edhe jashtë objektit të këtij insitucioni arsimor në të cilin vijojnë mësimin 230 nxënës.

Në një prononcim për Kallxo.com Bajram Rraqi, drejtor i kësaj shkolle ka shpjeguar se një ndër arsyet për gjendjen e saj është vjetërsia që ka objekti i këtij insitucioni arsimor i cili është ndërtuar në vitin 1988.“Shkolla është ndërtuar bukur moti, daton që nga viti 1988 dhe gjatë luftës është djegur tërësisht nga okupatori pastaj shpejt e shpejt e kemi renovuar për të mos e humbur vitin shkollor në atë kohë, domethënë në vitin 1999 dhe ka mbetur shkolla e vjetër” – ka sqaruar drejtori.

I pyetur për problemet me mykun nëpër muret e klasëve, drejtori ka thënë se ai shkaktohet si pasojë e mungesës së izolimit në shkollë.“Ne vazhdimisht jemi munduar ta mbajmë të pastër shkollën edhe pse këto myshqe zakonisht bijnë nga kondesnimi i ajrit të ftohtë nga ana e jashtme se nuk ka izolim shkolla dhe ngrohja e brendshme”.

Mirëpo, drejtori ka bërë të ditur se pastrimin e mykut detyrohen ta bëjnë vetëm gjatë kohës kur nxënësit gjenden jashtë shkollës.“Këto nuk guxojmë t’i pastrojmë me mjete të rënda kimike për shkak të pranisë së nxënësve dhe ne detyrimisht presim çdo herë kur nxënësit shkojnë në shtëpi ose ndonjë pushim ne i pastrojmë shpejtë e shpejtë dhe i lëmë ato të ajrosen deri sa të kthenen nxënësit. Kështu kemi vepruar në kërë rast” – është shprehur Rraqi i cili ka thënë se gjatë këtij pushimi dimëror disa klasë janë pastruar e disa janë në pastrim e sipër që kur nxënësit të kthehen në shkollë me 6 shkurt shkolla do të jetë krejtësisht e pastër.

Mangësi tjetër në këtë shollë del të jetë edhe mungesa e një salle të Edukatës Fizike, mirëpo zëvendësimi i saj është bërë përmes improvizimit ku në hapsirën e një klase janë vendosur disa pajisje sportive të cilat përdoren gjatë lëndës së Edukatës Fizike.“Sallë të Edukatës Fizike nuk kemi pasur asnjëherë dhe ne e kemi improvizuar një klasë, e kemi bërë si sallë të edukatës fizike ku i kemi mjetet e ndryshme, tabelën e ping-pongut. i kemi dy arsrimtarë të Edukatës Fizike dhe ata i mbajnë orët aty” – ka treguar drejtori teksa ka bërë të ditur se në shkollë e re është duke u ndërtuar edhe salla e Edukatës Fizike.

Zvarritja në përfundimin e punimeve për objektin e ri shkollor

Pak metra tutje nga objekti aktual i insitucionit arsimor “Dëshmorët e Kombit” gjendet ndërtesa ku pritet të jetë shkolla e re, por punimet në këtë objekt kanë mbetur të papërfunduara

Drejtori Rraqi ka shpjeguar se ndërtimi i objektit të ri shkollor ka filluar në vitin 2019.“Në vitin 2019 ka filluar ndërtimi i shkollës së re. Do të jetë një shkollë moderne e cila do t’i plotësojë në masë shumë të madhe kërkesat e nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve… Mësimi do të mbahet vetëm paradite” – ka treguar ai teksa ka shtuar se objekti aktual në të cilin gjendet shkolla e vjetër do të rrënohet dhe në atë vend do të rregullohet oborri i shkollës.

Megjithatë, problemet nuk kanë munguar as në ndërtimin e objektit të ri shkollor, pasi që sipas Rraqit, ky objekt ka qenë i paraparë që të përfundojë në shtator të vitit të kaluar por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.“Në kushtet e tenderit kjo është dashur të përfundojë me 1 shtator të vitit 2022. Mirëpo, për shkak të pandemisë dhe problemeve tjera sigurisht kjo është zvarritur pak dhe të gjitha gjasat janë që kjo shkollë të fillojë punën me 1 shtator të këtij viti, pra 2023” – ka bërë ai të ditur./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Drejtuesit e ndërtimit përcaktuan udhërrëfyesin për dekarbonizimin e industrisë

Published

on

Gati 100 udhëheqës të industrisë së ndërtimit nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia raportohet se kanë kontribuar në zhvillimin e një udhërrëfyesi të industrisë për të dekarbonizuar zinxhirin e vlerës së ndërtimit në një raport të ri të kryer nga Shell dhe Deloitte, të quajtur “Dekarbonizimi i ndërtimit: Ndërtimi i rrugës përpara”.

Raporti ofron një vlerësim të zinxhirit të vlerës së emetimeve të sektorit të ndërtimit dhe heton madhësinë e emetimeve nga ‘karboni i mishëruar’. Për më tepër, raporti ofron një analizë të detajuar të barrierave ekonomike, rregullatore dhe organizative që ndikojnë në aftësinë e sektorit për të dekarbonizuar.

Për të inkurajuar përparimin në të gjithë industrinë, raporti paraqet një udhërrëfyes drejt dekarbonizimit, i cili përmban 15 zgjidhje që industria duhet të miratojë për të arritur zero neto. Këto zgjidhje janë zhvilluar së bashku me drejtuesit e industrisë dhe theksojnë rëndësinë e shkallëzimit të zgjidhjeve ekzistuese dhe bashkëpunimit nga palët e interesuara në të gjithë zinxhirin e vlerës për të zhvilluar zgjidhje të reja./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Hapet tenderi për ndërtimin e çerdhes në Godanc të Shtimes

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se tashmë kanë filluar procedurat për ndërtimin e çerdhes në Godanc të Shtimes.

Ky institucion edukativ, përveçse do t’iu shërbejë fëmijëve për zhvillim e parapërgatitje për arsimim, do t’ua lehtësojë edhe prindërve mundësinë që të punojnë.

“Investimet në sistemin arsimor do t’i shtojmë edhe më shumë sepse janë të domosdoshme dhe në këtë drejtim e kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, deklaroi kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Miratohet projektligjin për kredinë për projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës

Published

on

Qeveria e Kosovë ka miratuar sot Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës, në mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryeministri Albin Kurti tha se vlera e huazimit të kësaj marrëveshje është 23.2 milionë euro, raporton Kallxo.com.

“Kjo marrëveshje do të shërbejë për të siguruar kapacitete shtesë të energjisë termike dhe për zgjerimin e rrjetit të ngrohtores së qytetit të Prishtinës.

Vlera e huazimit është 23.2 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” – tha ai.

Ndërsa, prezantimin para kabinetit qeveritar e ka bërë ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Kosova ka potencial të madh për prodhimin e energjisë nga panelet diellore, në këtë rast përdorimi i energjisë diellore për furnizimin me energji termike ndikon pozitivisht edhe në ekonomitë familjare” – tha Murati.

Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do përdorë panelet solare për ngrohje të shtëpive.

Qeveria sot po ashtu ka miratuar edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë dhe Projektit ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A.) dhe KfW, Frankfurt Am Main(kfW”) për Projektin “Zhvillimi i Sektorit të Energjisë VII-Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kjo marrëveshje parasheh huazim prej 25.5 milionë euro.

“Kjo marrëveshje parasheh huazimin prej 25.5 milionë euro nga KFW që do të nënhuazohet tek KOSTT për realizimin e projektit që ka për qëllim përmirësimin e sistemit të transmisionit në Kosovë”, tha kryeministri Kurti./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending