Zgjidhet problemi i ujit të pijshëm për banorët e Drenocit në Rahovec

0

Janë në përfundim punimet në “Hapjen e pusit dhe instalimi i pajisjeve përcjellëse për ujë të pijshëm në fshatin Drenoc”, projekt i cili financohet nga KRU “Gjakova” dhe Komuna e Rahovecit.

Pasi që në periudhat e thatësirave të mëdha, fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit kishte vështirësi në furnizimin me ujë, nga ky muaj e tutje ky problem nuk do të ekzistojë më për këtë fshat, i cili numëron mbi 2000 banorë dhe mbi 270 konsumatorë.

Vlera investuese e projektit është: 16,927.10 €

Përfundimi i punimeve pritet të realizohet deri në fund të muajit janar 2018.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/banoret-e-drenocit-te-rahovecit-nuk-do-te-kene-me-probleme-me-uje-te-pijes-485931/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright