Vdes punëtori që ishte lënduar në vendin e punës

0

Policia raporton se dje në QKU ka ndërruar jetë një person i cili më 10 nëntor ishte lënduar derisa ishte duke punuar në një firmë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Mazgit të  Obiliqit më 10 nëntor rreth orës 16:00 ku sipas Policisë viktima kishte  pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar në një firmë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin për Mjekësi Ligjore për obduksion.