Connect with us

Infrastrukturë

Përfundojnë punimet në rrugën në Veternik, hapet për qarkullim

Published

on

Rruga në hyrje të Prishtinës, nga Veterniku, është hapur për qarkullim. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Ai ka falënderuar gjithë ata që punuan në këtë projekt.

“Përtej gjendjes së jashtëzakonshme, sot dua t’i falenderojë punëtorët dhe mbikëqyrësit e vendpunishtes në Veternik; të cilët për 30 ditët e shkuara bënë të pamundurën. Kjo gjendje e jashtëzakonshme nuk humb mundin e tyre të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai në facebook.

Abdixhiku ka thënë se dinamika e punës në këtë projekt do të shërbejë si shembull për projektet tjera.

”Është punuar ditën, është punuar vazhdimisht natën – edhe në shi; është punuar mirë, nga të gjithë. Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht. Rruga e planifikuar të niste punimet në prill e të përfundonte dikur në verë, u hap dje; saktësisht një muaj pas vizitës e angazhimit tonë. Ekipi i ministrisë ka shkëlqyer. Detajet e mbetura do të vazhdohen në ditët në vijim. Dinamika e re në këtë projekt do të shërbejë si model e mesazh për secilën vendpunishte tjetër në Kosovë”, ka shtuar ai.

Projekti i ndërtimit të nyjes në Veternik, që kushton 2.5 milionë euro, ka filluar në mujin korrik të viti 2019. Që nga fillimi i këtij projekti qarkullimi në këtë pjesë të hyrjes në kryeqytet është bërë përmes një rrethrrotullimi të përkohëshëm.

Kjo nyje lidh rrugët nacionale N2 dhe N 25.2, kyçjen nga autostrada “Ibrahim Rugova” dhe atë për Gjilan

 

Infrastrukturë

‘Qytetarët Aktivë’: Komuna e Prishtinës dështon për procedura të rregullta në oborrin e shkollës “Metro Bajraktari”

Published

on

Komuna e Prishtinës edhe njëherë dështon për procedura të rregullta, transparencë dhe gjithëpërfshirjes, me ndërhyrjen në oborrin e shkollës Metro Bajraktari në hapësirën e gjelbërt , ku tani një pjesë është ndërtuar  parking për kombibus të shkollës.

Me kërkesë të disa prindërve të cilët i janë drejtuar Qytetarëve Aktivë që nga nëntori 2022, e të cilët janë injoruar si nga Drejtoria e shkollës, po ashtu edhe nga Komuna për transparencë lidhur me këtë intervenim.

Qytetarët Aktivë kanë kërkuar qasje në dokumentet publike: vendimi/pëlqimi, kërkesa e shkollës, kërkesa dhe procesverbali i këshillit të prindërve, dokumentet e analizës së intervenimit.

Por deri më tani Znj. Zana Zeqiri – Drejtoreshë e shkollës Meto Bajraktari nuk i është përgjigjur kërkesave asnjëherë, znj. Besiana Musmurati- Drejtoreshë e Arsimit po ashtu nuk është përgjigjur,  vetëm nga Drejtoria e Investimeve Kapitale janë përgjigjur me shkrim për arsyen e intervenimit në hapësirën e gjelbërt të shkollës.

Pas gati disa muajsh me kërkesa, Komuna më në fund jep përgjigje që nuk posedon asnjë dokument zyrtar të vulosur, nënshkruar dhe protokolluar apo kërkesën e prindërve/drejtorisë të shkollës për këtë investim.

Edhe njëherë në vendin tonë dëshmohet se e drejta e qytetarëve është selektive.

Tani mbetet në veprimin e rradhës nga prindërit e kësaj ankese.

Faleminderit Agjencisë për Informim dhe Privatësi për shqyrtimin e së drejtës së qytetarit në qasje për dokumentet publike.

Qytetarët i falemnderojmë për besimin dhe i inkurajojmë të na drejtohen me shqetësimet kolektive të ndërhyrjeve jashtëligjore në mjedis.

Continue Reading

Infrastrukturë

Objekti i ri i shkollës në Vraniq mund të përfundohet në fund të këtij viti

Published

on

Minsitria e Arsmit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), është deklaruar lidhur me shkollën “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Vraniq të Suharekës.

Nga Departamentit të Infrastrukturës në këtë ministri kanë pohuar se sipas kantatës ka qenë e paraparë që me 16 qershor 2022 të përfundojnë punimet për finalizimin e objektit të ri të shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq.

“Më datë 14.06.2022 ka qenë e paraparë me kontratë që të përfundojnë punimet. (Kontrata është 3 vjeçare nga data e nënshkrimit)”- thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Mirëpo, MASHTI ka dhënë disa arsyetime se përse një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

“Vonesa në fillim të punëve për arsye të piketimit, krijimit të kushteve për ndërtim, (krijimi i stabilitetit të objektit për arsye të kategorisë së dobët të tokës si gërmim, ngjeshje, zhavorr, etj); Vonesat janë paraqitur edhe nga Marsi i vitit 2020 kur ka filluar Pandemia Covid 19, nuk është punuar me dinamikë ashtu siç ka qenë e paraparë; Ngritja e çmimeve në treg ka bërë që projekti të ngadalësohet në realizim e sipër, siç jeni të njoftuar për ngritjen çmimeve nga Marsi-Prilli i vitit 2022” – ka qenë përgjigja e ministrisë të cilët kanë bërë të ditur se vlera e kontratës për ndërtimin e objektit të ri në SHFMU “Dëshmorët e Kombit” është 1,182, 931.10 euro.

Gjithashtu, nga MASHTI kanë thënë se nëse nuk ka vonesa për fillimin e punëve, objekti mund të përfundohet në fund të këtij viti.

“MASHTI ka të kontraktuar kompaninë mbikëqyrëse profesionale “ENGGROUP” që ka bërë mbikëqyrjen e punimeve deri më tani. MASHTI në mars të këtij viti do të monitorojë në bashkëpunim edhe me kompaninë mbikëqyrëse dhe punë kryese për fillim të punëve, në të kundërtën mund të formojë komision për shkëputje të kontratës” – ka theksuar MASHTI.

Javën e kaluar Kallxo.com ka vizituar shkollën “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq të Suharekës dhe ka raportuar për gjendjen në të cilën ka mbetur ky institucion arsimor.

Karriget e bankat e vjetra e vende-vende të dëmtuara dhe myku nëpër mure e vjetërsia edhe e shkollës edhe nga jashtë ishin disa prej problemeve që kishte evidentuar në këtë institucion shkollor.

Në një prononcim për Kallxo.com Bajram Rraqi, drejtor i kësaj shkolle kishte shpjeguar se një ndër arsyet për gjendjen e saj është vjetërsia që ka objekti i këtij institucioni arsimor i cili është ndërtuar në vitin 1988.

Situatën e shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq e ka cilësuar si shqetësuese edhe Remzi Bajselmani, kreu i Drejtorisë së Arsimit në këtë Komunë. Porse, ai ka thënë se nuk kanë investuar në këtë shkollë ngaqë janë në pritje që nxënësit dhe stafi i kësaj shkolle të dalin në objektin e ri.

Në vitin 2019-të kanë filluar punimet për ndërtimin e ri të objektit shkollor por këto punime ende nuk kanë përfunduar./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Në Kosovë janë mbi 300 mijë objekte të ndërtuara pa leje dhe pa pranim teknik

Published

on

Ndërkohë që numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri po rritet me kalimin e orëve, në emisionin “Kallxo Përnime” po debatohet se sa është e rrezikuar Kosova nga fatkeqësi të tilla natyrore.

Kreshnik Gashi, redaktor në Kallxo.com, ka folur rreth sigurisë së munguar në ndërtesat e reja që po ndërtohen në qytetet e vendit.

“Fatkeqësia më e madhe është që në Kosovë janë mbi 300 mijë objekte pa leje të cilat nuk kanë pranim teknik. Madje shteti vazhdon t’i lejojë qytetarët të jetojnë në ato ndërtesa të pasigurta. Ata që janë duke na qeverisur nuk e kanë prioritet këtë gjë” – ka thënë Gashi.

Ai më tej ka shtuar që ka objekte të shumta publike të cilat nuk kanë dalje emergjente.

“Objekte të ndryshme nuk kanë vlerësim të rrezikut pra nga dalin njerëzit në raste emergjente. As spitalet s’kanë dalje emergjente. S’kemi plan si të reagojmë në raste emergjente” – ka shtuar më tej ai.

Si pasojë e dy tërmeteve të forta që kanë goditur jugun dhe juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë deri më tani kanë vdekur afër 4,000 persona, ndërsa mijëra të tjerë janë lënduar e shumë gjenden nën gërmadha./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending