Connect with us

Aktuale

Tregjet në Prizren operojnë në pronën e komunës pa asnjë kompozim, i shkaktuan dëme rreth 130 mijë euro

Published

on

Ka disa vite që dy tregjet e qytetit të Prizrenit, tregu “Qylhani” dhe tregu Fatoni ”Bajram Curri” po operojnë pa kontratë me Kuvendin Komunal të Prizrenit. Kësisoj këta dy operatorë po grumbullojnë të hyra të majme nga operimi i shfrytëzuesve privat, ndërsa komuna po humb para duke lejuar që të shfrytëzohet prona e saj pa asnjë kompensim.

Që nga viti 2013 tregjet në Prizren janë shfrytëzuar pa kontrata dhe komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap për lirimin e këtyre dy pronave (tregjeve Tregu Qylhani dhe tregu Fatoni ”Bajram Curri”), kanë pasur kontratën mujore 3500 euro, (ku për vit i bije 42,000 euro e për tri vite 126,000 euro – pra deri në dhjetor 2019). Ato aktualisht po punojnë pa kontratë.

Këto fakte kanë dalë nga Raporti i Zyrës Kombëtare të Audtimit për Pasqyrat Financiare të vitit 2019, shkruan lajmi.net.

Sipas auditorit, në këtë rast komuna nuk e ka trajtuar si borxh sepse pronat janë duke u shfrytëzuar pa kontratë.

Ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale 06/L-092”, neni 23 pika 1 cek: ”Pas përfundimit të afatit të përcaktuar në kontratën për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, prona i kthehet komunës”.

Komuna e Prizrenit me datë 01.08.2001 ka bërë marrëveshje mbi Koncesionin për tregjet “B. Curri” dhe “Qylhani” me kohëzgjatje për 10 vite, deri më dt. 01.08.2011, nga kjo datë kanë bërë Aneks-kontratë për një periudhë dy-vjeçare deri më 01.08.2013, duke u bazuar mbi kushtet e marrëveshjeve fillestare dhe duke cekur se kjo kontratë nuk mund të vazhdohet më tutje.

Sipas auditorit, që nga viti 2013 tregjet janë shfrytëzuar pa kontrata dhe komuna nuk ka ndërmarr asnjë hap për lirimin e këtyre dy pronave (tregjeve). Mirëpo nga Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave është vendosur të ngarkohet me tarifë deri në vitin 2016.

“Komuna nga viti 2017 nuk i ka faturuar këta dy shfrytëzues të pronave, pasi që nuk ka bazë ligjore për ngarkesë, përderisa shfrytëzuesit privat brenda këtyre tregjeve, paguajnë qira për shfrytëzimin e tezgave apo lokaleve që gjinden në treg”.

Auditori ka shkruar në raport se, shfrytëzimi i tregjeve dhe pronave tjera publike, pa kontrata valide mes komunës dhe shfrytëzuesve të pronës komunale, i shkakton komunës humbje të konsiderueshme financiare.

“Kryetari i Komunës duhet të siguroj marrjen e masave për largimin e shfrytëzueseve ilegal nga pronat publike, arkëtimin e borxheve dhe më pastaj dhënia e pronës publike me qira të realizohet sipas Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme komunale 06/L-092”, thuhet në rekomandimin e auditorit që i ka dhënë kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka lidhur më këtë rast.

Po ashtu, auditori ka theksuare dhe disa shkelje tjera që kanë të bëjnë me parregullsi me subvencione, tenderë, lejet ndërtimore, etj.

Aktuale

Statistikat: Tirana, destinacioni i trete më i preferuar në botë për t’u vizituar

Published

on

Tirana është renditur në krye të tre destinacioneve më të rezervuara për qershor-gusht të vitit 2024, sipas një raporti të publikuar nga Mastercard Economics Institut.

Dy vendet e para sipas raporteve janë për Mynihun në Gjermani, dhe Tokion, kryeqendrën e Japonisë. Sipas raportit, në vitin 2024, destinacionet më të lira bregdetare si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia po bëjnë këtë trafikut të lartë të fluturimeve, raporton abcnews.al

Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një numër pozitiv sa i përket numrit të turistëve që vizituan vend. Ky vit, kryeministri Edi Rama ka thënë se objektivi është të arrijmë 14 milionë turistë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve

Published

on

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë.

Përfaqësuesit e biznesit – kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës, që përballen me mungesë të theksuar punëtorësh – thonë se e mirëpresin këtë hap.

Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses.

Të dhënat aktuale në ueb-faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit tregojnë se bizneset i kanë të shpallura 5.500 vende të lira pune.

Numri i punëkërkuesve, ndërkaq, është rreth 74 mijë, sipas Institutit të Statistikave.

Shqipëria “në radhë” për punëtorë nga Filipinet

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit pak ditë më parë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë në Shqipëri bënë të ditur se Qeveria është në negociata për të sjellë punëtorë të huaj të kualifikuar.

“Ministria e Ekonomisë po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt, është që jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punonjës të kualifikuar në disa industri, përfshirë atë të turizmit, por edhe të veshjeve”, tha Albin Gega, drejtor i përgjithshëm i Punësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai tha se kjo marrëveshje do të mundësojë që, krahas trajnimeve dhe rritjes së cilësisë së punëtorëve, të plotësohen edhe nevojat e tregut për punonjës të kualifikuar.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në një intervistë për Televizionin Klan bëri të ditur se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Po bëjmë negociata me Filipinet. Po ta shikosh radhën e vendeve që nga Austria, e vende të tjera… plot. Tridhjetë e tetë vende evropiane janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet për krahun e punës”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqitje të dheut në Kishnicë

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan.

Kjo rrugë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Kishnicë.

Durmishi ka thënë se ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë vazhdimisht që të hapet për qarkullim rruga.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.” – ka shkruar ai.

Continue Reading

Trending