Connect with us

Trashëgimia

Teatri Kombëtar i Shqipërisë në mesin e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë

Published

on

Organizata prestigjioze “Europa Nostra” dhe Instituti i Bankës së Investimeve Evropiane, listojnë Teatrin Kombëtar të Shqipërisë mes shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë që duhen mbrojtur.

“Një shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane nga vitet ’30, e cila është një nga qendrat më të spikatura kulturore në vend, përballet me kërcënimin e afërt të shkatërrimit”, thuhet në artikullin e organizatës.

Përveç Teatrit Kombëtar në listën e objekteve të “kërcënuara” janë listuar edhe gjashtë monumente të tjera të Evropës.

Kalaja Jezere, Horni Jiretin në Ceki
Kalaja Sammezzano në Toskanë, Itali
Y-bllok në Oslo, Norvegji
Termocentrali Szombierki në Bytom, Poloni
Kalaja e Beogradit, Serbi
Stadiumi Plečnik në Ljubjanë, Slloveni

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending