Connect with us

Trashëgimia

Rezidenca hollivudiane ku gërshetohen modernja me të vjetrën

Published

on

Në episodin e fundit të serive NOWNESS, stilistja Kelly Wearstler ndan me shikuesit storien dhe dizajnin e shtëpisë së saj, një pavijon i stilit Gregorian në Beverly Hills, ku ndërthuren e reja dhe e vjetra.

Shtëpia, fillimisht e stilit spanjoll, ishte rimodeluar në vitin 1935 nga Jame Dolena në stilin Gregorian në të cilin edhe është tani. Historia e kësaj prone e cila i përkiste William Powell, aktor amerikan, është e rrënjosur në Hollywood. Ajo më vonë ishte nën pronësi të Cubby dhe Dana Broccoli, krijuesit e filmit të James Bond-it.

Në këtë film të shkurtër Wearstler spjegon se si ajo iu afrua dizajnit të brendshëm të shtëpisë së saj përmes një përzierje të bashkëkohores dhe të kaluarës, duke rikrijuar kështu stilin identifikues të saj por në të njëjtën kohë duke e ruajtur historinë e vendit.

Wearstler është një dizajnere e enterierit puna e së cilës përfshin projekte të hoteleve dhe rezidencave, si dhe projekte të mjediseve komerciale./Ndërtimi.info/

 

Trashëgimia

Rikonstruktohet objekti 300-vjeçar i Bajraktarit të Hotit në Malësinë e Madhe

Published

on

Kulla rreth 300-vjeçare e Çun Mules, Bajraktarit të Hotit, në Malësinë e Madhe i është nënshtruar një rikonstruksioni.

Dera e parë e Malësisë së Veriut, që shërbeu si institucion për kuvendime, e besëlidhje në luftërat kundër ushtrive osmane dhe serbo malazeze, por edhe si vatër kulture, do të kthehet në një muze. Gjithçka po bëhet falë dhurimeve të shqiptareve nëpër botë të cilët kanë mbledhur rreth 280 mijë dollarë, raporton Top Channel.

Serbo-malazezet dhe turqit e kanë djegur 3 herë kullën ndërsa gjatë komunizmit iu shkatërrua e gjithë biblioteka për të cilën kishte kontribuar edhe vetë At Gjergj Fishta, prandaj për pasardhësit, sfidë mbetet mbledhja e kësaj pasurie.

Sot, punimet po vazhdojnë por fondi i mbledhur nuk arrin të finalizojë të gjitha punimet për muzeun. Kjo kullë shekullore, ende është në pritje të statusit “monument kulture”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Konservimi i shtëpive tradicionale në Prizren prezantohen në simpoziumin ndërkombëtarë në Ankara

Published

on

Punonjësja profesionale për arkitekturë Kujtesa Godeni Skenderi mori pjesë në Simpoziumin “Ruajtja dhe Hulumtimi i Trashëgimisë Kulturore”, e cila u zhvillua në Universitetin Haci Bayram Veli, Ankara, Republika e Turqisë.

Arkitektja Godeni Skenderi përfaqësojë Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren me temën “Parimet e vlerësimit dhe konservimit të shtëpive tradicionale në Prizren në aspektin e qëndrueshmërisë”, ku u shpalosën vlerat e shtëpive tradicionale të Prizrenit, sfidat për ruajtjen e tyre si dhe praktikat e ruajtjes dhe konservimit të cilat janë duke u zbatuar nga programet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përfaqësimi i QRTK-Prizren në këtë simpozium, mundësoi prezantimin dhe interpretimin e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore si dhe prezantimin e punëve të shumta që zhvillohen në rajonin e Prizrenit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Kjo vizitë po ashtu ishte në funksion të shkëmbimi të përvojave dhe praktikave ndër inistucionale të Republikës së Turqisë dhe të Republikës së Kosovës, përvoja këto që mund të barten në institucionet e Republikës së Kosovës, gjegjësisht në QRTK Prizren.

Në kuadër të programit 2 ditor, u realizuan mbi 70 prezantime nga profesionist të fushës me tematika të ndryshme që ndërlidhen kryesisht me parimet e ruajtjes së trashëgimisë kulturore botërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Në ditën e muzeve, kërkohet më shumë investime në ruajtjen e trashëgimisë

Published

on

Sot është Dita Ndërkombëtare e Muzeve, ditë kjo e cila shënohet edhe në Kosovë. Ciceroni i Muzeut të Kosovës, Mimoza Goçi Dragusha, tha për Radio Kosovën se Muzeu Kombëtar i Kosovës ka dy ekspozita bazë në dy salla ku prezantohet arkeologjia dhe historia.

“Muzeu i Kosovës prezanton dy salla ekspozuese. Janë dy ekspozita bazë ku prezantohet arkeologjia dhe historia, që janë të vendosura ashtu në mënyrë kronologjike, ku fillojnë nga neolitit, eneolitit, periudhën e bronzit, hekurit dhe periudhën romake. Po ashtu edhe pjesa e historisë  prezantohet në mënyrë kronologjike që nga Perandoria Osmane, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pastaj lufta e fundit, zhvillimi i luftës, të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë luftës. Ka dëshmi të luftës dhe masakrave dhunimeve deri te pjesa e ndërkombëtarëve edhe dreri te shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha ajo.

Dragusha, tha se viteve të fundit është rritur numri i vizitorëve, ku vetëm vitin e kaluar mbi dyzetmijë vizitorë e kanë vizituar Muzeun Kombëtar të Kosovës.

“Është rritur numri i vizitorëve, sidomos gjatë vitit të kaluar që ka qenë pjesa e “Manifestës” që është mbajt brenda Muzeut Kombëtar të Kosovës. Pastaj është pjesa e bashkatdhetarëve që vijnë për pushime. Janë vizitorët ndërkombëtarë. Kemi nxënës dhe vizitorë vendorë të grupmoshave të ndryshme. Diku vetëm vitin e kaluar kemi pasur mbi 40 mijë vizitorë”, deklaroi Goçi Dragusha.

E për etnologen e cila është pjesë e Muzeut të Mitrovicës, Nora Prekazi,  gjendja në muzetë e Kosovës nuk e kënaqshme. Ajo i tha Radio Kosovës se sidomos te muzetë lokale, ka  mungesë të buxhetit.

“Muzetë qendrore e kanë një përkrahje për sa i përket buxhetit, të ardhurave që është pak me e kënaqshme. Ndërsa te muzetë lokalë kanë më pak për arsye se janë të gjitha pjesë përbërëse e drejtorive për kulturë. Nëse nuk do kishin pasur staf profesional që në disa muze janë mjaft të motivuar, kishim për ta pasur shumë të mangët botën muzeale të cilës i mungon përkrahja”, tha Prekazi.

Po ashtu, Samir Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore  në Prizren, i tha Radio Kosovës se numri i vizitorëve në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit është në rritje, pasi është bërë edhe  restaurimi i shumë artefakteve të cilat u janë prezantuar vizitorëve për herë të parë.

“Numri i vizitorëve në Muzeun Arkeologjik dita-ditës po shkon duke u rritur. Duke e ristrukturuar funksionimin e  këtij institucioni muzeal, por edhe duke e bërë restaurimin e shumë artefakteve të cilat janë prezantuar për herë të parë para qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe turistëve. Po ashtu, numri i vizitorëve po shënon rritje të dukshme edhe në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dhe, pa dyshim, fluksi i vizitorëve po rritet çdo ditë e më shumë edhe në kalanë e Prizrenit”, deklaroi Hoxha./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending