Projekti i ri përbëhet nga një mikrorrjeti që do të gjenerojë 11.34 megavat energji elektrike nga panelet solare në kulm, qelizat e karburantit dhe bateritë.
Projekti do të përfshijë gjithashtu një sistem që do të mbajë nxehtësinë e qelizave të karburantit për të ngrohur ose ftohur ujin, transmeton Telegrafi.
Nisma do të drejtohet nga AlphaStruxure, e cila përfaqëson bashkëpunimin dhe investimin e përbashkët të kompanisë private të investimeve Carlyle Group dhe asaj franceze Schneider Electric.
Kompania do të ndërtojë dhe operojë me projektin energjetik, pasi të ketë fituar një kontratë nga Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, i cili ndodhet pas aeroportit, si dhe konsorciumi Neë Terminal One.
“Zgjidhja e sfidës sonë të energjisë ka të bëjë me tri gjëra, elektrifikimin, dixhitalizimin dhe dekarbonizimin duke marrë më shumë energji elektrike nga burimet e rinovueshme. Mikrorrjetet janë çelësi për arritjen e gjithë kësaj”, tha Annette Clayton, drejtoreshë ekzekutive e Schneider Electric North America.
Kur të përfundojë, sistemi i ri i energjisë do të përbëhet nga më shumë se 13 mijë panele solare, duke e bërë atë më të madhin në Nju Jork dhe në çdo terminal aeroporti në SHBA.
Për sa i përket prodhimit të energjisë, ajo do të prodhojë afërsisht energji të mjaftueshme për të furnizuar 3,570 familje amerikane për një vit.
Do të përbëhet nga shumë “ishuj” të ndërlidhur, që do të përmbajnë qeliza karburanti dhe bateri për ruajtjen e energjisë.
I gjithë sistemi i tre “ishujve” duhet të përfundojë deri në vitin 2026, dhe i fundit do të hyjë në funksion në vitin 2029.
E gjithë kjo do të thotë se New Terminal One do të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë të pavarur nga rrjeti elektrik i qytetit, gjatë situatave emergjente që përfshijnë ndërprerjet e energjisë./Media Ndërtimi.