Connect with us

Ambienti

Krimi me eksploatim të zhavorrit dhe ‘stolisja’ e lumenjve të Kosovës me qese të plastikës

Published

on

Lumenjtë po vazhdojnë të shkatërrohen në Kosovë, pasi shtetit nuk po arrin t’i mbrojë dhe denoi degraduesit e tyre.

Eksploatimi ilegal i zhavorrit, derdhja në lumenj e kanalizimeve të qytetarëve dhe bizneseve pa u trajtuar nëpër impiante, mbeturinat e shumta nëpër rrjedhat e lumenjve, e ato inerte nëpër brigjet e tyre, janë ndër faktorët kryesorë që po vazhdojnë degradimin e një prej pasurive kryesore të Kosovës.

Bashkim Kastrati nga ky institut ka thënë se nga të dhënat e tyre del se lumenjtë janë të ndotur.

“Pjesa ma e madhe e lumenjve në Kosovë me keqardhje e them se janë në gjendje të rëndë apo në gjendje të keqe, edhe në aspektin fizik të tyre edhe në aspektin e përmbajtjes së tyre, me materie ndoshta jo edhe me përmbajtje kimike të rrezikshme prej industrisë apo edhe të tjera të cila shkarkohen direkt në to” – ka deklaruar për emisionin “Kallxo Përnime”, Kastrati.

Ai po ashtu ka përmendur edhe dëmtimin e tyre nga nxjerrja e zhavorrit.

“Por ka edhe ndërhyrje të personave që nxjerrin rërën dhe zhavorrin e pastaj nuk bëhet rehabilitimi as i shtratit po as i brigjeve ku mbesin hapësira të degraduara”- theksoi Kastrati.

As një ndër lumenjtë kryesorë dhe më të bukur në Kosovë, Drini i Bardhë, nuk i ka shpëtuar ndotjes. Për këtë kanë folur edhe banorët që e dëshmojnë çdo ditë me sytë e tyre degradimin e Drinit të Bardhë./Media Ndërtimi.

Ambienti

Aktivisti mjedisor fiton gjyqin kundër kompanisë së TEC-eve lundruese në Vlorë

Published

on

Aktivisti mjedisor Lavdosh Ferruni ka fituar betejën ligjore me kompaninë italiane Renco, e cila e kishte paditur për shpifje.

Në 2022, Ferunaj publikoi një artikull ku ngriti shqetësimet e tij për lidhjet mafioze të kompanisë Renco,  një kompani italiane e nënkontraktuar për zbatimin dhe ndërtimin e projektit madhor të gazsjellësit TAP në Shqipëri.

Ai e bazonte argumentin e tij në një raport të organizatës prestigjoze Bakwatch si dhe në investigime të tjera.

Sipas kompanisë, Ferruni kishte ngritur akuza të pabaza mbi kompaninë dhe lidhjen e saj me mafian italiane dhe raste të provuara ryshfeti në Afrikë.

Ferruni është një zë aktiv në mborjtjen e natyrës dhe ka denoncuar për një kohë të gjatë ardhjen e dy TEC-eve lundruese në Vlorë.

Qendra Respublica që ka përfaqësuar ligjërisht Ferrunin në këtë gjyq, shprehet se “aksioni ligjor ndaj aktivistit Ferrunaj ngjan më shumë me një padi SLAPP, padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike. Më shumë se fitoren në gjyq, ata synojnë të frikësojnë, konsumojë kohën dhe mjetet monetare të të akuzuarve, pikërisht sepse ata marrin pjesë aktive në ngritjen e ndërgjegjësimit për debate me interes publik”.

Këto lloj padish përdoren shpesh ndaj gazetarëve, por dhe aktivistëve për t’i heshtur ata.

Ferruni në një reagim për mediat pas vendimit, shprehet se ishte i bindur që vendimi ndaj tij do të ishte pafajësi. Por ai mendon se kjo “ndërhyrje prej 1 viti është një përpjekje për të ndaluar dikë që flet për një kauzë të frikshme”.

Mjedisorët kanë pasur një betejë të gjatë kundër ndezjes së dy Tec-eve lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Dy Termocentralet lundruese në Vlorë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” prej më shumë se një viti po lundrojnë në gjirin e Vlorës ende pa prodhuar energji. Fillimisht, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se ato do të nisnin prodhimin e energjisë në janar 2023, për të “shpëtuar” kështu vendin “nga kriza energjetike”, e cila nuk ndodhi. TEC-et nuk kanë nisur ende prodhimin, por Ferruni shprehet se nëse ato nisin të prodhojnë do “të jetë një masakër mjedisore”.

Një grup qytetarësh dhe organizatash mjedisore kanë dorëzuar një padi kundër TEC-it lundrues të Vlorës.

Ata kërkojnë rrëzimin e kontratës së qiramarrjes të TEC-it lundrues të instaluar tek porti i peshkimit në Vlorë, të sjellë nga Bangladeshi për të prodhuar energji duke djegur naftë të rëndë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

BE përgatitet për sezonin e zjarreve 2024

Published

on

Vera është pothuajse pranë nesh. Kjo do të thotë plazhe dhe akullore, por realiteti është se do të thotë gjithashtu të përgatitemi për sezonin e ardhshëm të zjarreve. Kjo është arsyeja pse BE-ja ka marrë këtë javë masa proaktive për të forcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në mënyrë që të mbrojmë më mirë komunitetet tona dhe mjedisin.

Për vitin 2024, BE-ja ka bashkuar 556 zjarrfikës nga 12 vende që do të prepozohen strategjikisht në vende kyçe në Evropë këtë verë, si në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë. Ata do të qëndrojnë të gatshëm për të mbështetur brigadat lokale të zjarrfikësve, kur shkalla e një zjarri të egër mposht aftësitë e reagimit të një vendi. Përveç kësaj, do të ketë një flotë të dedikuar rescEU të avionëve zjarrfikës për këtë verë, e përbërë nga 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 Shtete Anëtare.

600 milionë euro në fondet e BE-së janë ndarë gjithashtu për blerjen e avionëve shtesë të zjarrfikësve. Financimi shtesë do të shkojë për blerjen e 12 avionëve të rinj zjarrfikës në të ardhmen, të cilët do të shpërndahen midis gjashtë vendeve anëtare të BE-së, si dhe disa helikopterëve.

Veprimet e parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj zjarreve të egra punojnë krah për krah për të shpëtuar jetë, mjete jetese dhe për të mbrojtur mjedisin. Ndërsa ndikimi i ndryshimeve klimatike ndihet më i mprehtë çdo vit, kërcënimi i zjarreve rritet gjithashtu, duke e bërë gjithnjë e më të rëndësishme përgatitjen e duhur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë

Published

on

Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Në fillim të muajit maj kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha vizitoi këtë liqe, aty shihej një sasi e madhe e mbeturinave, përfshirë thasë dhe shishe, si dhe gjësende tjera.

Liqeni rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës. Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.

Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Tashmë një atraksion turistik në Shqipëri, bukuria e liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Liqeni i Komanit rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending