Connect with us

Ambienti

5.5 milionë euro pritet të investohen në lumin “Shtimjana”

Published

on

Një investim i tillë prej 5.5 milionësh që do të nis këtë vit, është mese i nevojshëm për ta shndërruar lumin në atraksion tërheqës, deklaroi kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu.

Sipas Aliut, lumi “Shtimjana” është pasuri natyrore që e zbukuron e hijeshon peizazhin e Shtimes.

“Fatkeqësisht, kjo bukuri natyrore është venitur nga mungesa e mirëmbajtjes e kujdesit të duhur.

Në bashkëpunim e koordinim me nivelin qendror, ky do të jetë viti i fillimit të realizimit të projekteve madhore për Komunën e Shtimes.”, tha Aliu./Media Ndërtimi.

Ambienti

Si pritet të ndikojnë ndryshimet klimatike në kaskadën e Drinit?

Published

on

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend, me hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin, parashikon që ndryshimet klimatike të mos jenë pa ndikim në afatgjatë.

Të pyetur nga “Monitor”, përfaqësues të KESH thanë se korporata ka të miratuar planin e menaxhimit të riskut të ndryshimeve klimatike, me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, Nr. 15, datë 13.12.2018, ku janë paraqitur ndikimet që mund të sjellin kushtet e reja klimatike në kaskadë.

“Rënia e parashikuar e reshjeve dhe rritja e pritshme e humbjeve të ujit, nga evapotranspirimi i shkaktuar nga temperaturat më të larta të ajrit, do të rezultojë në uljen e prurjeve mesatare vjetore prej rreth 5% në terma afatshkurtër dhe deri në 10% në terma afatmesëm.

Duke përdorur prodhimin mesatar vjetor të 10 viteve të fundit si referencë (4400 GWh), ky reduktim i prurjeve është i barabartë me një humbje në prodhimin mesatar vjetor në përafërsisht 220 GWh (afatshkurtër) deri në 440 GWh (afatmesëm)” nënvizon KESH.

 

Ndryshimet klimatike janë një çështje që po trajtohet me theks të veçantë viteve të fundit dhe Shqipëria nuk është imune ndaj një problemi global. Një ndër sektorët që ndikohet nga këto zhvillime është energjia. A ka KESH sot një vlerësim të përgjithshëm për ndikimet e ndryshimeve klimatike në kaskadën e Drinit, si prodhuesi më i madh në vend?

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hartuar dhe miratuar planin e menaxhimit të riskut të ndryshimeve klimatike, me vendim të Këshillit Mbikëqyrës Nr. 15, datë 13.12.2018.

Në këtë plan janë paraqitur qartë ndikimi i ndryshimeve klimatike në basenin e lumit Drin dhe masat për t’u përshtatur ndaj këtyre ndryshimeve klimatike, duke ofruar një qasje të formalizuar dhe analitike drejt menaxhimit të kapaciteteve në operimet e KESH-it për të përballuar ndryshimet klimatike, si një gjenerator hidroenergjetik dhe furnizues i energjisë elektrike.

Në zbatim të këtij plani, KESH Sh.a., ka marrë një sërë masash konkrete, strukturore dhe jostrukturore.

 

Cilat janë zhvillimet apo format me të cilat këto ndryshime manifestohen në prodhimin e energjisë, apo në kaskadë në sasinë e ujit të disponueshëm, ngjarjeve që ndodhin në kushte ekstreme moti, si thatësira, apo volumet e ujit në raste prurjesh të larta?

Në Planin e Menaxhimit të Riskut ndaj Ndryshimeve Klimatike janë bërë parashikime për të ardhmen afatshkurtër (2020-2039) dhe të ardhmen afatmesme (2040-2059).

Rritja e parashikuar e temperaturës së ajrit për të ardhmen afatmesme është në nivelin 2-3.5 ° C me rritjen më të lartë të temperaturës, që pritet gjatë muajve të verës.

Për sasinë e reshjeve në basenin e lumit të Drinit parashikohet një rënie e lehtë. Për të ardhmen afatmesme, rënia e pritur është në nivelin 5%, me një reduktim të reshjeve pothuajse në të gjitha stinët.

Si rezultat i rritjes së temperaturës, gjatë sezonit të dimrit do të bjerë më pak reshje bore dhe më shumë reshje shiu, gjë që do të reduktojë ndjeshëm akumulimin e dëborës.

Rënia e parashikuar e reshjeve dhe rritja e pritshme e humbjeve të ujit, nga evapotranspirimi i shkaktuar nga temperaturat më të larta të ajrit, do të rezultojë në uljen e prurjeve mesatare vjetore prej rreth 5% në terma afatshkurtër dhe deri në 10% në terma afatmesëm.

Duke përdorur prodhimin mesatar vjetor të 10 viteve të fundit si referencë (4400 GWh), ky reduktim i prurjeve është i barabartë me një humbje në prodhimin mesatar vjetor në përafërsisht 220 GWh (afatshkurtër) deri në 440 GWh (afatmesëm).

Ndërsa vlerat mesatare vjetore të reshjeve dhe prurjeve pritet të ulen, frekuenca e ngjarjeve me reshje maksimale ka gjasa të rritet. Kjo mundësisht do të çojë në ndodhjen më të shpeshtë të prurjeve maksimale (lokale), e cila është e rëndësishme veçanërisht për operimin e rezervuarit të Komanit.

Ndryshime të tjera priten në kushtet hidrologjike për të ardhmen afatshkurtër dhe afatmesme, duke përfshirë rritjen e shkallës së erozionit dhe depozitimit të sedimenteve në rezervuare.

 

Cilat janë masat e marra apo planifikohen të merren për t’i minimizuar efektet e ndryshimeve klimatike dhe kushteve ekstreme të motit nga kompania?

Masat Strukturore

  1. Sistemi i Monitorimit Hidro-meteorologjik – përfunduar
  2. Qendra e Monitorimit dhe Dispeçerisë e Kaskadës së Drinit -prokuruar është në proces ndërtimi.
  3. Krijimi i një Njësie Tregtare.
  4. Menaxhimi i Sedimenteve në rezervuarët e Komanit, Fierzës dhe Vaut të Dejës.
  5. Rehabilitimi i shkarkueseve në Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës– proces, pjesërisht i përfunduar.
  6. Rritja e kapacitetit të shkarkuesve në Fierzë dhe Koman
  7. Instalimi i Sistemeve të Pompimit për të Rezervuar ujë
  8. Zbatimi i projektit të Skavicës – në proces.
  9. Projektet në teknologjitë e tjera të burimeve të energjisë së rinovueshme (duke përfshirë PV lundrues) – ndërtuar PV Qyrsaq, janë në proces një sërë projekte të ngjashme.
  • Ndërtimi i sistemeve të Alarmit – realizuar.
  • Ndërtimi i modelit hidrologjik të lumit Drin – realizuar.

 

Masat jostrukturore

  1. Zbatimi, monitorimi dhe përditësimi i rregullt i PMRNK – kryhet rregullisht.
  2. Zbatimi dhe përditësimi i rregullt i planeve të gatishmërisë në rastet e emergjencave – kryhet rregullisht.
  3. Aksesi në produktet e tregut për parashikimet e motit dhe të klimës – realizuar.
  4. Parashikimi i prurjeve dhe optimizimi i funksionimit të rezervuarit – proces.
  5. Udhëzimet e dispeçerisë dhe përditësimi i rregullave të operimit të rezervuarit.
  6. Strategjia e tregtimit.
  7. Strategjia e prodhimit.
  8. Instrumentet financiare.
  9. Krijimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i Ekspertizës Rregullatore.
  • Vendosja e proceseve të strategjisë së praktikave më të mira dhe lidhja me procesin e PMRNK.
  • Përmirësim dhe optimizim i mëtejshëm i aktiviteteve të Operimit dhe Mirëmbajtjes./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Fillon vendosja e tubave pasiv për matjen e ndotjes së ajrit nëpër rrugët e Prishtinës

Published

on

Matja do të bëhet gjatë tërë vitit 2023 dhe rezultatet do të krahasohen me ato zyrtare. Këto matje janë bërë nëpër qendrat më të mëdha të Evropës. Tani është radha edhe e Kosovës, konkretisht kryeqytetit për të demonstruar që ndotja e ajrit nga vrasësi i padukshëm është shumë më i madh se sa tregonë matjet zyrtare!

Të jetosh sot në Prishtinë është me rrezik për shëndetin për pjesën më të madhe të vitit. Rreth 70% e ndotjes urbane të ajrit i atribuohet shkarkimit të emisioneve ne ajër nga një numër i madh i automjeteve të vjetra, mirëmbajtjes së dobët të automjeteve, infrastruktures jo adekuate të rrugëve dhe cilësisë së ulët të karburanteve. Njerëzit që jetojnë ose punojnë përgjatë rrugëve të ngarkuara janë veçanërisht të prekur. Fatkeqësisht, kjo vlen edhe në mjediset e kujdesit shëndetësor, shkolla, kopshte dhe ambiente për të moshuarit, ku nga matjet janë zbuluar nivele shumë të larta të NO2. Në të njëjtin nivel me frymëmarrjen e fëmijëve, pra afërsisht një metër, ajri shpesh është edhe më i ndotur me emetime të dëmshme të naftës sesa në lartësinë zyrtare të matjes së NO2 midis 1.5 dhe 4 metra.

Ndotja e ajrit është rreziku më i madh mjedisor për shëndetin dhe shkaktari kryesor i efekteve të dëmshme shëndetësore që përkeqëson sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare. Ekspozimi ndaj përqendrimeve të grimcave të imta mbi nivelin e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për vitin 2021 ka rezultuar me 238.000 vdekje të parakohshme në Bashkimin Evropian. Ndërkaq në Kosovë ka rezultuar me 3.100 vdekje të parakohshme apo 30.400 vite jete të humbura.

Shkarkimi i dëmshëm i vrasësit të padukshëm dioksidit të azotit (NO2) nga automjetet me naftë në trafikun rrugor është një kërcënim i madh në zonat urbane. Rezultatet nga e gjithë Evropa tregojnë se ndotja që vjen nga dioksidi i azotit është më e lartë se sa që të dhënat zyrtare tregojnë. Kemi shumë pak stacione zyrtare të monitorimit që evidentojnë gjendjen reale në rrugët e qytetit, mirëpo dhe ato që tashmë ekzistojnë shpesh nuk ndodhen në vendet më të ndotura./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Qeveria shqiptare ndan 80 milionë euro për pastrimin e ujërave të zeza nga lumi Vjosa

Published

on

80 milionë dollarë do të vihen në dispozicion për kanalizimet dhe pastrimin e ujërave të zeza në lumin Vjosa, deklaroi kryeministri Edi Rama në prezantimin e Lumit si Park Kombëtar.

Kryeministri shtoi se do të ketë mbështetje financiare për të gjitha bizneset e reja që do të zhvillohen në këtë zonë dhe që janë në krah të  mbrojtjes së natyrës.

“Shqipëria është i vetmi vend në Evropë sot me një moratorium absolut për gjuetinë, vendosëm ta ndalojmë gjuetinë dhe tani kemi ripërtëritje të ndejshme dh shumë  frymëzuese të faunës sonë në të gjithë territorin.

Shqipëria është në moratorium të pyjeve, por kjo nuk mjafton, na duhet një tjetër reforme për menaxhimin e pyjeve, për t’i kthyer pyjet në mirëqenie, për të gjithë brezat që do të vijnë.

Presim që ky park të jetë qendër e projekteve, të punimit shkencor, të studimeve dhe përpunimit, për mënyrën se si duhet menaxhuar në shekullin e 21 një park kombëtar i këtyre përmasave.

Jemi në një bashkëbisedim shumë inkurajues me fqinjët tanë, me Greqinë për të ndërtuar një sinergji përtej kufirit dhe për ta trajtuar këtë territor si një pasuri të përbashkët dhe për të investuar bashkërisht, në radhë të parë dijen e më pas financat.

Janë 80 milionë dollarë që do të vendosen në dispozicion të këtij parku për të bërë të mundur që të gjitha bashkitë dhe të gjitha komunitetet e këtyre bashkive të mos derdhin më ujërat e zeza në lumë, që do të thotë një projekt masiv për kanalizimet në të gjitha këto bashki dhe për pastrimin dhe përpunimin e ujërave të zeza.

Pjesë e kësaj shumë do të jenë edhe mbështetjet financiare me grante apo me kredi shumë të buta për bizneset që do të zhvillohen në këtë territor, që normalisht do të jenë biznese të reja dhe biznese pranë natyrës jo kundër saj”, deklaroi Rama.

Sipërfaqja totale e shpallur Park Kombëtar është 12 727 hektar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending